E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondet e FIFA Brazil ministri sporteve nen akuze

Brazili vazhdon të përballet me probleme të mëdha në lidhje me organizimin e Botërorit 2014 dhe Lojrave Olimpike 2016, pas akuzavë për korrupsion në drejtim të ministrit të sporteve Orlando Silva. E përjavëshmja braziliane ‘Veja’ ka publikuar fakte se numnri një i sportit në vend ka marrë rryshfete të majme dhe ka krijuar kompani fantazmë që kontrollonin paratë të destinuara për zhvillimin e sportit te fëmijët. 

Megjithëse këto akuza nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë, me Botërorin dhe Olimpiadën, ato i kanë dhënë një goditje të rëndë prestigjit të Brazilit në prag të dy kompeticioneve më të mëdhenj të sportit botëror. Akuzat ndaj ministrit Silva i shtohen akuzave të shumta për korrupsion me të cilat përballet qeveria braziliane në lidhje me fryrjen e buxhetit të parashikuar për ndërtimin dhe rikonstruksionin e stadiumeve, aeroporteve dhe infrastrukturës së nevojshme që kërkojnë këto turne gjigandë.

Po ashtu, organizatorët brazilianë përballen me vonesa shumë të mëdha në projektet e parashikuara për mbarëvajtjen e Botërorit të futbollit dhe më pas të Lojrave Olimpike. Vetë Orlando Silva ka mohuar akuzat, por mediat braziliane kanë publikuar dëshminë e presidentit të një kompanie ndërtimi, i cili pretendon se i ka dhënë para nën dorë ministrit të sporteve në parkingun e ministrisë së tij.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›