Trajneri i Hamburgut prezantohet Thorsten Fink

Thorsten Fink është prezantuar zyrtarisht si trajner i skuadrës gjermane të Hamburg. Tekniku 43-vjecar ka marrë vendin e Michael Oening, i cili dha dorëheqjen përpara pak ditësh si pasojë e rezultateve të dobta në kampionat.
Largimet e disa prej lojtarëve më të rëndësishëm gjatë merkatos së verës si Mathijsen dhe Elia ndikuan negativisht te Hamburg, që tani lufton për mbijetesë në Bundesligë. Për të kaluar këtë situatë, klubi gjerman do t’i besojë skuadrën Fink, i cili është larguar nga Bazel, pas një aventure të suksesshme në kampionatin zvicerian. “Pranova ofertën, pasi jam i bindur te kualiteti i skuadrës.
Hamburgu është një nga skuadrat më të mëdha të futbollit gjerman dhe pas pak kohësh situata në tabelën e renditjes do të jetë e ndryshme dhe do të luftojmë për vendet e larta të renditjes”, ka bërë të ditur Fink, i cili në karrierën e tij si futbollist ka veshur fanellën e Bajernit të Mynihut. Hamburgu është një nga skuadrat gjermane që ka fituar Ligën e kampioneve, por që nga ajo kohë ka triumfuar vetëm një herë me titullin kampion në Bundesligë. Ndërkohë, kur janë luajtur nëntë javë në këtë sezon të kampionatit gjerman Hamburgu renditet në vendin e fundit të renditjes me vetëm shtatë pikë.
Nertan Prifti