E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD akuzon Ramën për ndotjen

Zv/ministri Mjedisit Taulant Bino shprehu shqetesimin e keshilltareve demokrate ne Bashkine e Tiranes per ndotjen e ajrit per shkak te trafikut te renduar ne kryeqytet. Bino tha se Tirana mbetet kryeqyteti me i ndotur ne Europe, ndersa ne qendren e saj punohet shume pak.

“Kryetari ndoshta nuk e di, por njerëzit janë qënie frymëmarrëse dhe si të tilla duhet të marrin dhe të japin ajër, por jo me cdo lloj cilësie. A e dini se Tirana është qyteti më I ndotur në Europë? A e dini se cilësia e ajrit në Tiranë është dy- tre herë më e ndotur se normat e Shëndetit Publik? Të dhënat më të fundit të OBSH, në bazë të një aparati monitorimi të vendosur pranë hotel Tiranës tregon se ndotja në ajër është 140 mikrogram për metër kub” thotë Bino.

Bino fajesoi direkt kreun e Bashkise se Tiranes Edi Ramen per ndotjen e ajrit ndersa tha se fajtori kryesor I kesaj gjendjeje nuk vuan nga ambjenti I ndotur.

“Në një krah qytetarët vuajnë trafikun, pluhurin, zhurmat. Zoti Rama nuk përballet me këtë kaos, por e jeton jetën e tij në gjelbërimin e Pezës” thotë Bino.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›