E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti apel për mbrojtjen e liqenit të Shkodrës

Presidenti i Republikës, Bamir Topi së bashku me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore me temë “Liqeni i Shkodrës - Gjendja dhe Perspektivat”, që po zhvillohet në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë. Në fjalën e tij përshëndetëse, presidenti shqiptar vleresoi lart përpjekjet dhe realizimin e kësaj veprimtarie shkencore nga Akademitë e Shkencave të dy vendeve tona.

“Liqeni I Shkodrës është një bashkim i kulturave dhe historisë së dy popujve të cilët sot më shumë së kurrë kanë bashkuar edhe aspiratën e tyre për t’u integruar duke dhënë shembullin e shkëlqyer të fqinjësisë së mirë”, - u shpreh Presidenti, duke nënvizuar se “nxitja e zhvillimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve dhe sidomos atyre turistike, duhet të jenë një përparësi për të gjitha strukturat e të dy vendeve tona.”

Në vijim, presidenti Topi apeloi që për ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj pasurie mjedisore dhe shfrytëzimit të saj me efiçencën dhe kujdesin e duhur.” “është e domosdoshme që dy vendet tona jo vetëm të hartojnë projekte e plane të përbashkëta, të shfrytëzojnë financime të ndryshme, që vendet e BE-së ofrojnë me shumë zemërgjerësi, por në mënyrën të shpejtë t’i venë në zbatim, në të mirë të komuniteteve që i shfrytëzojnë ato”, - vuri në dukje Presidenti, ndërkohë që nënvizoi se “gjetja dhe zbatimi i instrumenteve efiçente mbështetëse të këtyre projekteve të përbashkëta, duhet të kthehet në një moto e shtysë të spikatur të sistemeve tona shkencore akademike”.

Në përfundim u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis dy Ministrave të Mjedisit në prani të Presidentit Topi dhe Presidentit Vujanoviç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›