Haga, apel për kapjen e Mlladic

Prokurori i gjykatës për krime luftë për ish- Jugosllavinë, Serge Brammertz, ka kërkuar nga Serbia një angazhim më të madh për gjetjen e komandantit të arratisur të forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç. “Bashkëpunimi mes Serbisë dhe gjykatës së Hages eshtë përmirësuar, megjithatë vendi duhet të bëjë më shumë për kapjen e kriminelit të luftës”, tha Brammertz pas zhvillimit të takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.
Arrestimi i Mlladiçit dhe udhëheqësit të ish rebelëve serbë në Kroaci, Goran Hadiçit, janë prioritet për kete Gjykate. Mladiçi kërkohet për shkak të masakrës ndaj serbëve boshnjakë në Srebenicë dhe të krimeve të tjera gjatë luftës në Bosnjë nga viti 1992 deri në vitin 1995, ndërsa Hadiç për krime kundër njerëzimit.