E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kriza ekonomike, fajtor Berisha

Partia Socialiste thote se rritja e pagave dhe pensioneve ne kete krize ekonomike, eshte e pavend. Ervin Bushati deklaron se qeveria nuk tregon realitetin dhe per kete fajeson kryeministrin Berisha.

“Parametrat Fiskale të mbarëvajtjes financiare të qeverisë, me shifra paraqesin realitetin e një përmbytje masive - për shkak të paaftësisë dhe papëgjegjshmërisë së kabinetit Berisha të kombinuar me krizën ekonomike në vend. Defiçiti Buxhetor është në nivelin 154% të parashikimit, ndërkohë që ‘Të Ardhurat Tatimore’ janë 10%, ose 12.4 miliardë lekë, më pak se parashikimi. Kjo do te thotë një punë mjerane e Ministrisë së Financave, dhe një tkurrje e prekshme e ekonomisë në vend. Të gjitha të dhënat e vetë qeverisë, japin pamjen e një fundosje të pandalshme - dhe të pakthyeshme - të ekonomisë sonë të përbashkët, nga vete drejtuesit e shtetit. Në këto kushte, rritja e premtuar e rrogave dhe pensioneve e vë qeverinë Berisha në rolin e një bande amatore që vazhdon bën muzikë, ndërkohë që anija po fut ujë nga të gjitha anët” thotw Bushati.
Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e shtunë , 19 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›