Kandidatët, zbulohen emrat për Durrësin, baza dëshiron Berishën
TIRANE-Lista e kandidatëve në selitë kryesore të qytetit të Durrësit ka filluar të përflitet prej disa javësh. Surpriza më e madhe vjen nga selia blu, ku flitet për një kandidim të kryeministrit Sali Berisha në zgjedhjet e 23 qershorit, në krye të listës së PD-së së Durrësit. Burimet konfirmojnë se Berisha nuk do të kandidojë më në Kavajë, pas 22 vjetësh, dhe për këtë flasin me garanci të madhe. Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar asnjë vendim për kandidatët, nga selia blu e Durrësit flasin se listën mund ta kryesojë kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili duket se është kërkuar nga baza e këtij qyteti.
“Mund të jetë surprizë largimi i tij nga Durrësi, por Berisha ka shprehur dëshirën që të kryesojë Durrësin”, saktësoi një burim i sigurt për “Gazetën Shqiptare”. Aktualisht Qarku i Durrësit përfaqësohet me 13 deputetë në Parlamentin Shqiptar, ku 7 janë të zgjedhur nga PD, 5 nën siglën e PS dhe Lefter Koka nën siglën e LSI, në koalicion me të majtët aktualisht. Burimet nga kjo seli flasin se kreu i qeverisë nuk do të kandidojë më në Kavajë, por në qytetin bregdetar të Durrësit dhe do të kryesojë i pari në listën e deputetëve, i ndjekur nga Eduart Halimi, ministri i Drejtësisë, i cili është edhe kreu i shtabit elektoral të PD në Durrës.
Burimet nga selia blu të qytetit të Durrësit kanë bërë me dije për “GSH”, se ky vendim është përforcuar edhe më shumë tek demokratët e Durrësit, për vetë faktin se kreu i qeverisë Sali Berisha, në tre muajt e fundit ka qënë së paku dy herë në javë në këtë qytet, me takime të ndryshme me biznesin, por edhe në institucionet publike dhe inaugurime të veprave të ndryshme. Ndërkohë e treta në listën e kandidatëve të PD-së mësohet se është kryetarja e Lidhjes Demokrate të gruas, Albana Vokshi, e zgjedhur deputete nga Durrësi. Oerd Bylykbashi, këshilltari i kryeministrit do të jetë i katërti në listën për deputetë të qarkut të Durrësit, ndërsa fort është duke punuar për të qënë i pesti është drejtori i përgjithshëm i postës, Arqile Gorea. I gjashti në listën e deputetëve është kreu i PD së Durrësit, deputeti Igli Cara, ndërsa për vendin e shtatë është një luftë e vërtetë emrash. PD ka si synim të ruajë të njëjtin rezultat si në vitin 2009 dhe për kandidatin e shtatë në listë garojnë si prurje e re në PD Neritan Golja, biznesmen, aktualisht drejtor i CEZ për Durrësin, deputeti i Shijakut Osman Metalla, deputeti i Krujës Ndriçim Babasi dhe ish-ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri. Brenda PD flasin se Berisha do të jetë përballë Agron Dukës në zonën e Shijakut. Brenda PD ekziston edhe një farë pakënaqësie për vetë faktin se katër emrat e parë, kandidatë për deputetë në listë, nuk janë nga qarku i Durrësit, ndërsa shanset për të fituar sërish deputetin e shtatë në këtë qark janë edhe më të ngushta, pas largimit të Gazmend Oketës dhe Sami Gjergjit tek FRD. PD kërkon që në këto zgjedhje të ruajë raportin 7 me 6 kundrejt koalicionit të majtë, tashmë të bashkuar.
Opozita
Oketa dhe Gjergji parashikohet të jenë dy emrat e FRD në qarkun e Durrësit, të cilët do të luftojnë fort për të marrë një mandat deputeti në zgjedhjet e 23 qershorit. Burimet saktësojnë se Gazmend Oketa do të kandidojë në qytetin e Durrësit, ndërsa në Bashkinë e Sukthit dhe në rrethina do të jetë biznesmeni Sami Gjergji, i cili ka një numër të konsiderueshëm mbështetësish.
Në kampin rozë situata është më e qetë. Burimet flasin se përveç Blendi Klosit, i cili do të kryesojë listën e PS edhe si kryetar i shtabit, emrat e tjerë janë socialistë të njohur të Durrësit, por edhe prurje të reja. E dyta në listën e PS në Durrës përflitet gjithmonë e më shumë Eglantina Gjermeni, e cila do të bëjë fushatë në Krujë, e pasuar nga Agron Duka ish- ministri i Bujqësisë, që do të kërkojë votën e shijakasve, dyshohet përballë me kryeministrin Berisha, i pasuar nga mjekja Klodjana Spahiu, e cila kërkon një mandat të dytë si deputete në Kuvendin Popullor. I pesti kandidat është Gazmir Bizhga, i cili kërkon mandatin e tretë, ndërsa si prurje e re konsiderohet kreu i PS për qarkun e Durrësit, Gentian Bejko, i cili renditet i gjashti. I shtati është Alfred Mullaraj, kreu i PS për Durrësin, i cili vjen nga fusha e biznesit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalaknWeb)