Sarkozy javën tjetër në Washington
Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të vizitojë javën e ardhshme SHBA-në, në përpjekje për të forcuar bashkëpunimin për Iranin dhe Afganistanin dhe për të vendosur themelet për samitin e grupit G20, nikoqir i të cilit Parisi do të jetë vitin e ardhshëm.
Vizita e tij dyditore në New York dhe Washington pason pas një periudhe të turbullt të marrëdhënieve trans-atlantike, pasi që shumë udhëheqës evropiane ishin të mendimit se presidenti amerikan, Barack Obama, ka injoruar Europën dhe është përqendruar në çështjet e brendshme.
I forcuar si rezultat i kalimit të reformave të sistemit të shëndetësisë, Obama pritet që të intensifikojë aksionet diplomatike dhe të premten ai vulosi marrëveshjen me Rusinë për reduktimin e arsenalit bërthamor.
Sarkozy, popullariteti i të cilit ka rënë dukshëm në Francë, me nikoqirët e tij amerikanë do të bisedojë për çështje të ndryshme, duke filluar nga siguria, e deri te ndryshimet klimatike.
Që nga zgjedhja e tij si president, Obama ka vizituar dy herë Francën, por ai vitin e kaluar refuzoi ftesën e Sarkozysë për një drekë shtetërore dhe preferoi që të drekojë në një restorant së bashku me bashkëshorten e tij, Michelle.