Erdogan mohon akuzat për gjenocid ndaj armenëve
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyib Erdogan, ka mohuar akuzat se Perandoria Osmane ka kryer gjenocid ndaj armenëve, gjatë Luftës së Parë Botërore.
“As që mund të bëhet fjalë për gjenocid kundër armenëve”, deklaroi Erdogan në intervistën dhënë revistës gjermane “Der Spiegel”.
Ai u distancua edhe nga deklaratat e presidentit amerikan, Barack Obama, i cili gjatë kohës sa ishte senator kishte theksuar se Perandoria Osmane ka kryer gjenocid ndaj armenëve.
Erdogan u kërcënua sërish se do të dëbojë armenët, të cilët jetojnë ilegalisht në Turqi. “I drejtohemi diasporës armene dhe atyre shteteve, të cilat e mbështesin këtë diasporë: në Turqi ka armenë, të cilët janë shtetas tonë dhe ka të atillë, të cilët jetojnë ilegalisht në Turqi. Deri me sot nuk e kemi shqyrtuar çështjen e dëbimit të tyre, por nëse diaspora armene vazhdon të bëjë trysni, atëherë ne mund ta shqyrtojmë këtë çështje”, tha Erdogan.
Edhe sa i përket grindjes për programin bërthamor të Iranit, Erdogan u distancua nga qëndrimi i Perëndimit.
Ai u shpreh kundër sanksioneve të reja kundër Teheranit dhe shtoi se sanksionet e deritanishme, të cilat i janë imponuar Iranit, nuk kanë dhënë rezultate.