E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundvit tragjik, kater flijohen, dy vdesin

Flijimet tronditin qarkun e Durresit, ne tre ditet e fundit regjistrohen kater akte vetehelmimi, nga te cilat dy me vdekje dhe dy te tjerat te mbetura ne tentative. Pasditen e se henes, eshte derguar nga familjaret ne Spitalin Ushtarak te Tiranes e helmuar me fostoksine, Xh. K., 48 vjece, banuese ne Bubq te Kruje, e martuar. Kater ore me pas gruaja ka nderruar jete dhe nga hetimet e kryera prej policise rezulton se prej kohesh e ndjera vuante nga depresioni dhe kishte paralajmeruar aktin fatal. Dy ore me pare, po ne kete spital eshte derguar e vetehelmuar nje 18-vjecare, banore e fshatit Larushk te Fushe-Krujes. Mjeket thane se jeta e saj eshte jashte rrezikut per jeten, ndersa po kryhen hetimet per zbardhjen e ngjarjes. Dy ngjarjet e tjera kane ndodhur ne fundjave, kur 18 vjecarja E. Z., nga Durresi, ka vdekur ne spital pas konsumimit te nje sasie fostoksine. Familjaret kane deshmuar se vajza vuante nga depresioni nervor kohet e fundit, por motivet mbeten ende te paqarta. Kurse 37 vjecari me inicialet A. S., banues ne Arapaj te Durresit, i divorcuar dhe me dy femije, u dergua ne spital nga te afermit pasi u gjet i vetehelmuar me fostoksine dhe eshte shtruar ne reanimacionin e Spitalit Ushtarak, ku gjendet nen kujdesin e mjekeve, por ne situate kritike per jeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›