Vrasja e Fatmir Xhindit, krimi qe tronditi 2009
Viti qe po mbyllet la pas ngjarje nga me te ndryshmet, qe u kushtuan jeten qindra personave, mes te cileve politikane, deputete, zyrtare, punonjes te institucioneve dhe deri te krimi ne familje, flijimet apo dukuria e lidhjes me zinxhire te te semureve mendore nga familjaret. Por ngjarja me e bujshme mbetet ajo e ekzekutimit te pragu i shtepise i deputetit socialist, Fatmir Xhindi, ne Roskovec te Fierit. Ka qene ora 21:20 e mbremjes kur deputeti i qarkut per legjislaturen 2005-2009 kthehej me makinen e tij fuoristrade ne shtepi me 2 maj, kur nje person ende i paidentifikuar i ka dale nga pas kraheve duke e ekzekutuar me nje bresheri "Kallashnikovi". I ndjeri kthehej nga fshati Kurjan ku punonte tokat dhe kishte shtepine e vjeter. Familjaret gjeten te paret trupin e deputetit te pergjakur dhe e transportuan per ne spital, por i ndjeri nderroi jete gjate rruges. Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve te Renda ngriti nje grup hetimor, duke nxjerre dhe pistat e para hetimore. Mbi 50 persona u shoqeruan ne komisariat pergjate dy muajve dhe qindra te tjere u moren ne pyetje si deshmitare, por nuk pati asnje te ndaluar. Grupi hetimor investigoi rreth pistave per konflikte banale, hakmarrje per ngjarje te vjetra, motive te dobeta, konflikte pronesie dhe per shkak te detyres. Prej tete muajsh prokuroria nuk ka ne dosje asnje emer te dyshuari, kurse autori pas krimit ka humbur cdo gjurme. Me poshte po rendisim ngjarjet me te bujshme ne 12 muaj ne 11 qarqe te vendit, jashte Tiranes.
27 dhjetor
Fier
Gjendet i ekzekutuar me bresheri automatiku emigranti fierak ne tunelet e repartit ushtarak te Levanit. Policia hetoi grabitjen me pasoje vdekjen e 32 vjecarit Leonard Hazizaj dhe brenda 24 oresh zbardhi ngjarjen dhe identifikoi autoret. Tre te dyshuar rome u arrestuan per krimin.
20 dhjetor
Fushe-Kruje
Vdes ne nje aksident tragjik ish-deputeti socialist i Shkodres ne dy legjislatura, 1997-2001, 2001-2005, Leke Cukaj. Perplasja e makines qe ai drejtonte me nje tjeter mjet ne "autostraden e vdekjes" ka shkaktuar edhe humbjen e jetes se shoferit tjeter. Dy jave para kesaj ngjarjeje po ne kete segment humben jeten 6 persona, 5 nga te cilet te rinj dhe nje shofer i autoambulances se spitalit te Lacit.
4 dhjetor
Vlore
Pas deklarates se kryeministrit Sali Berisha per luften ndaj mafias se ndertimeve dhe trafiqeve, nisi ne zonen bregdetare t Vlores dhe nje operacion me kontrollet e jahteve luksoze te ankoruara ne Orikum. Gjate kontrollit nuk rezultuan parregullsi, ndersa moren pjese dhe forcat speciale.
23 nentor
Korce
Abuzimi me tenderet e transportit ne Drejtorine e Arsimit, con ne prokurori inxhinieren e prokurimeve ne Drejtorine Arsimore te Korces. Policise se Korces filloi veprimet proceduriale per vepren penale te "shperdorimit te detyres" ndaj Elfrida Shkodranit, ne lidhje me nje tender per transportin e mesuesve.
27 nentor
Vlore
Ekzekutohet me "Kallash" nga i dashuri 50 vjecarja pronare e nje lokali ne qender te qytetit te Vlores. Stoli Sheraj u qellua brenda ne lokal ne lagjen "28 Nentori". Policia arrestoi te dyshuarin Xhezo Aliaj, 45 vjec, i cili pretendoi se e ndjera kishte perdorur dy mbesat e saj si punetore te seksit.
26 nentor
Mirdite
Ekzekutohet me bresheri automatiku ne lokalin ku punonte kamerieri 20 vjecar, Edison Jaku. Policia ndaloi nje dite me pas si te dyshuar Amarildo Ndoj, Tonin Ndoj (Biba) dhe nje te trete. Krimi ka ndodhur pas nje konflikti dhe grindjeje qe te rinjte kane pasur me pare mes tyre.
Tetor
Zinxhiret
Dukuri e frikshme e lidhjes me zinxhire te te semureve mendore nga familjaret qe nuk kane mundesi perkujdesjeje per shkak te mungeses se lekeve dhe fuqise per t'i perballuar. Rasti i pare shfaqet ne Levan te Fierit, ky gjysherit mbanin te lidhur ne zinxhire nipin dhe me pas ne Diber, ku babai kishte lidhur per vite te tera dy vajzat e tij te semura mendore. Precedente te tjere u regjistruan edhe ne Kavaje apo Tirane.
12 tetor
Vlore
Persona te armatosur dhe te maskuar grabisin nje nga bankat private ne qytetin e Vlores. Shifra e grabitur nuk u publikua, por shperblimi i vendosur nga policia vendore ishte 30 mije euro ne dispozicion te informatorit. Qe prej dites se ngjarjes nuk eshte ndaluar asnje i dyshuar.
9 tetor
Berat
Furtune shkarkimesh ne klubin e futbollit Tomori ne Berat. Shkarkohet sekretari dhe trajneri i skuadres per rezultatet e dobeta, pasi skuadra gjendej ne kategorine e dyte. Kryebashkiaku Fadil Nasufi emeron ish-futbollistin Dashnor Dume dhe skuadra merr 5 fitore radhazi.
8 tetor
Korce
Babai rreh gati per vdekje foshnjen e tij 40 diteshe pas nje grindjeje me bashkeshorten e tij. Policia arrestoi agresorin, 33 vjecarin Fredi Saliu. Gjate grindjes i dyshuari kishte keqtrajtuar edhe bashkeshorten. Nje tjeter ngjarje e dhunshme ndodhi ne muajin nentor ne Shkoder, ku nje 36 vjecar hodhi foshnjen e tij nga ura ne Shkoder, pas divorcit me gruan.
2 tetor
Durres
Ekzekutohet ne laboratorin ku po punonte kirurgu Fatmir Thaci, 52 vjec. Ngjarja ndodhi ne ambientet e spitalit te Durresit dhe policia ndaloi pas krimit si te dyshuar 45 vjecarin Ali Lorja. Nga rrefimi i te dyshuarit rezultoi se krimi ishte kryer per hakmarrje, pasi bashkeshortja e tij infermiere ne spital, kishte vdekur pas vetehelmimit ne gjendje depresive, ndersa Lorja dyshonte se kishte pasur lidhje intime me mjekun.
20 shtator
Vlore
Nisin protestat e studenteve te rinj fitues te konkurseve per shkollat e larta ne Vlore. Shkak eshte bere urdhri i rektorit Tanush Shaska per respektimin e vendimit te Senatit qe te mos lejohen studente nen mesataren 6-te qe te jene pjese e auditoreve. Pas dy javesh protestash, rektorati dorezohet.
18 shtator
Memaliaj
I semuri mendor tenton te perdhunoje mesuesen e fshatit, perleshet me policine duke lene te plagosur nje efektiv. Ngjarja ka ndodhur ne Memaliaj, kur 26 vjecari Xhevahir Dema, i ka zene rrugen dhe marre peng mesueses M. K., 26 vjece, duke e torturuar per 4 ore dhe tentuar kryerjen e marredhenieve seksuale.
16 shtator
Durres
Policia e Durresit ndalon me urdher te prokurorise ish-deputetin e Partise Demokratike, Flori Bajramaj, 38 vjec si dhe ish-kryetarin e Keshillit Teknik dhe Relatues ne KRRT-ne e komunes Rashbull, Pasho Beqiri, 50 vjec, nen akuzen e "shperdorimit te detyres".
Shkak jane bere te pakten 20 leje ndertimi te dhena nga ky keshill, ku Bajramaj ka qene jurist para vitit 2005. Te ndaluarit mohuan akuzat, duke kerkuar lirimin me kusht.
31 gusht
Vlore
Gjendet i masakruar biznesmeni Genci Abazaj, i cili ishte kthyer ne Shqiperi per pushimet verore. Pista me e mundshme e policise jane konfliktet, pasi ende autoret nuk jane zbuluar dhe as shkaqet reale. Abazaj kishte dale nga banesa e prinderve, por nuk eshte kthyer me. Kishte biznese ndertimi ne Itali dhe gezonte kushte ekonomike te mira. Ishte divorcuar nga bashkeshortja disa vjet me pare.
24 gusht
Vlore
Mbyten ne det dy te rinj nga Korca, qe gjendeshin si pjese e nje grupi pushuesish te fondacionit "Kenedi". Trupat e Elis Cene, 20 vjec dhe Kristaq Andoni, 16 vjec, kane gjetur vdekjen si pasoje e mbytjes ne plazhin e Ujit te Ftohte ne Vlore.
11 gusht
Kruje
Vetevritet gardiani i Burgut te Zaharise ne Kruje, shkaqet ende te pazbardhura. Arjan Merlika, 30 vjec, me banim ne lagjen nr. 3 te Krujes, u gjet i pajete nga familjaret, pasi ishte qelluar ne koke me nje plumb te armes se sherbimit
9 gusht
Peqin
Ekzekuton veten me plumb ne balle gardiani i Burgut te Peqinit. Elton Hamati, 28 vjec, me banim ne fshatin Katund i Ri ne Elbasan, u gjet i vetevrare nga familjaret ne shtepine e vellait. Flijimi eshte ndermarre menjehere pasi kishte larguar bashkeshorten dhe femijet te prinderit e saj.
10 tetor
Sarande
Shperthimi i radhes me dinamit ne fshatin turistik te Kakomese. Per fat te mire ka pasur vetem deme materiale ne ndertimet e reja te fshatit, por nuk ka pasur te identifikuar. Pas konflikteve mes banoreve, shtetit dhe firmes private, ne kete zone kane ndodhur te pakten 10 sulme me eksploziv.
7 gusht
Durres
Operacioni i befasishem i policise per te kapur te shumekerkuarin Dritan Dajti ne plazhin "Iliria"ku dhe strehohej me dokumente false, ka sjelle nje fund tragjik me 5 te vdekur, kater nga te cilet agjente speciale te Antidroges ne Policine e Shtetit. Dritan Dajti, i denuar per vrasjen e nje biznesmeni ne vitin 1995, mbetet i plagosur rende, vdes kunati i tij dhe arrestohet nje tjeter.
20 korrik
Korce
Prokuroria e Korces ka nisur hetimin per te zbardhur shkaqet e vdekjes se femijes 6 vjecar, qe humbi jeten pak dite me pare nga pickimi i gjarprit, ne spitalin e Korces dhe u dyshuan mjeket per mostrajtimin me antiviper. Ceshtja ndodhet ne gjykate, por mjeket rrezikojne vetem gjobitjen.
16 korrik
Vlore
Ish-futbollisti i Flamurtarit shkakton masaker ne mes te qytetit te Vlores, me nje te vdekur dhe 5 te plagosur. Agim Bubeqi u ndalua nga uniformat blu menjehere pasi sulmoi me thike per vdekje Edmond Gucaj, 26 vjec dhe plagosi kater te tjere. I dyshuari vuante nga nje semundje mendore.
4 korrik
Fier
Nje jave pas zgjedhjeve policia shoqeron dy dhunuesit e deputetes Rajmonda Bulku, e cila u sulmua gjate perpjekjeve per te marre kontakte me komisioneret e KZAZ-se se Fierit. Policia tha se shoqeroi Shpresa T., dhe Ibrahim E.
1 korrik
Durres
Vret kusheririn pas nje konflikti pronesie, vetehelmohet ne banese pas krimit. Dritan Djaloshi, 35 vjec, eshte ekzekutuar me arme zjarri ne fshatin Shkalle nga 53 vjecari Jak Djaloshi, ne gjendje te dehur. Nje ore me pas i dyshuari u gjet ne gjendje te rende, e me pas vdiq ne spital pasi konsumoi fostoksine.
22 qershor
Tepelene
E marrin peng per droge, policia e ndalon per "moskallezim krimi". S. C., pretendonte se ishte marre peng nga disa persona dhe ndodhej ne fshatin Luftinje, te rrethit Tepelene. Policia ka bere te mundur ndalimin ne zonen ne periferi te fshatit te 29 vjecarit Sali Vila.
12 qershor
Shijak
Pergjaket fushata, vdes aktivisti i PD-se, i dyshuar per ekzekutimin, aktivisti i PS-se. Ngjarja ndodhi ne Qerret te Shijakut, kur 32 vjecari Artan Zeka eshte qelluar ne nje distance prej 10 metrash nga i dyshuari Skender Balla, qe pas arrestimit deshmoi se ishte fyer dhe sulmuar nga i ndjeri.
4 qershor
Vlore
Nje 36 vjecare nga fshati Armen i Vlores u rrah per vdekje nga bashkeshorti i saj, ende i pa arrestuar. Irena Hodaj, nene e tre femijeve, ka vdekur pasi u perplas ne mur disa here nga Maksim Hodaj, i cili punonte shofer furgoni dhe ka qene i dehur. Pikerisht debati per pijen ka sjelle edhe tragjedine.
27 maj
Tropoje
Tenton te veteflijohet duke u djegur me benzine. E. G., 18 vjec, ne gjendje depresive ka vendosur t'i jape fund jetes ne fshatin Sopot. Pasi ka lyer trupin me benzine i ka vene flaken, por prezenca e te atit i ka shpetuar jeten. Pasi i ka hedhur batanije mbi trup, babai e dergoi ne spital.
26 prill
Vlore
Tenton dezertimin duke u hedhur nga mjeti i ushtrise, aksidentohet rende 18 vjecari. Izmir Gjoka dergohej per ne Bunavi te Vlores pas grumbullimit me force, por i riu nga Kukesi eshte perpjekur te arratiset, duke rrezikuar jeten.
30 mars
Lushnje
Bujar Krasniqi, 44 vjec, eshte vrare me dy plumba pistolete dhe me pas djegur ne banesen e tij. Njera nga vajzat ka pare ne oborr nje person me kapuc ne koke, qe e identifikoi si bashkefshatarin e saj, kurse policia e ndaloi pas 24 oresh te dyshuarin qe ishte perpjekur te grabiste ish-emigrantin.
20 shkurt
Has
Vritet taksisti Avni Sinani, ndalohen tre te dyshuar, mes te cileve dhe nje femer. Shkak dyshohet te jete bere nje ngacmim seksual ndaj 21 vjecares dhe kaq ka mjaftuar qe dy vellezerit ta marrin peng dhe vrasin 38 vjecarin. Policia ndaloi si te dyshuar Jetmir dhe Granit Hasanpapaj.
29 janar
Shkoder
Nje shkendije elektrike shkrumbon shtepine dhe djeg te gjalle nje te moshuar 75 vjecar qe jetonte i vetmuar. Ne pamundesi per te shpetuar i ndjeri ka mbetur brenda shtepise. Ai ka qene duke fjetur afer sobes.
25 janar
Bulqize
Kerkonin mineral, shembet galeria dhe vdes nje minator, duke e cuar ne 20 numrin e viktimave ne galeri. Nje prej minatoreve u nxor nga koleget i gjalle, kurse tjetri mbeti brenda. Shkak eshte bere mungesa e kushteve te sigurise ne miniere.
12 janar
Vlore
Studentja e Universitetit "Ismail Qemali" te Vlores plagos me thike shokun e klases dhe ish te dashurin e saj pas ndarjes. Policia mori nen hetim Lediana Zekaj, e cila deshmoi se i riu e shfrytezonte. Klaudio K., mori plage te renda dhe ngjarja ndodhi brenda auditoreve te universitetit.
4 janar
Berat-Vlore
Shperthejne bombolat e gazit, digjen dy cifte ne Berat dhe Vlore. Nje prej cifteve ka shpetuar me plage te renda ne Vertop te Beratit, kurse per tjetrin ka pasur fund fatal. Daut Selimaj, 33 vjec, ka humbur jeten si pasoje e plageve te renda, kurse vajza me te cilen bashkejetonte arriti te shpetonte.