E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, studenti masakron babane

Vlore- Krimi ne familje trondit qytetin e Vlores. Studenti i Muzikes ne Tirane masakron babane ne shenje hakmarrjeje per dhunen fizike qe ai ushtronte ndaj nenes se tij. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 14:00, ne lagjen "28 Nentori", kur banoret kane degjuar fillimisht nje debat te ashper ne katin e pare ku banonte familja Abazi dhe me tej vune re djalin 25 vjecar Arben Abazi qe godiste me shkelma e grushte te atin Petrit Abazi, 53 vjec. Nuk kane munguar edhe goditjet me nje mjet metalik lime qe perdoret per kalitjen e mjeteve mprehese. Prezente ne kete ngjarje ka qene edhe nena e te dyshuarit student, qe ka nderhyre ne momentin qe mberriti policia duke sqaruan edhe rrethanat. Dy persona munden te shkepusnin kryefamiljarin nga duart e te birit kur ky i fundit leshoi pertoke limen me te cilen kishte goditur ne koke, gryke dhe trup 53-vjecarin. I dyshuari nuk ka levizur nga vendngjarja deri ne mberritjen e policise vendore dhe arrestimin e menjehershem. Por as nuk ka folur gjate perleshjes dhe momentit te ndalimit. I plagosuri eshte derguar me urgjence ne spital, ku ndodhet ne gjendje te rende per jeten.
Ata qe kane sqaruar rrethanat e krimit kane qene edhe fqinjet e familjes Abazi. E. H., i cili banon pak metra me tej, shpjegoi per gazeten "KJ" se kishte degjuar nje grindje ne familje, qe nuk ishte e para. Sipas tij, i demtuari ishte teper agresiv dhe sulmonte bashkeshorten here pas here. Ky dyshohet te jete edhe motivi i kesaj ngjarje sipas banoreve qe njihnin mire ciftin e bashkeshorteve. Duket se dje nuk kane munguar debatet dhe 25-vjecari student ndodhej ne shtepi pas pushimeve te fundvitit. Djali i madh ne ato momente ka qene ne pune dhe prezent ishte vetem Arbeni, i cili nuk ka duruar dot dhunen e te atit duke e nxjerre me force ne rruge dhe goditur me grushte, shkelma dhe me pas me mjete te forta. "Fillimisht i mbante ne gryke limen dhe me pas e ka goditur disa here me radhe. Ka ndaluar per nje moment dhe eshte rikthyer per ta goditur serish, derisa eshte shtrire pertoke. Aty ka hedhur limen dhe nderhyne dy persona te tjere", rrefen E. H., per krimin e ndodhur.
Ne momentin qe policet kane nderhyre per ta ndaluar, nena e 25 vjecarit ka thirrur "eshte djali im!". Burime te policise thane se krimi ka ndodhur per shkak te dhunes fizike qe ushtronte babai i te dyshuarit, por hetohet edhe ne pista te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›