Tafaj: ne 2010 pa master te nivelit te dyte
Sonila Isaku
Ligji i arsimit te larte do te ndryshoje, dhe pika me e rendesishme eshte ajo e heqjes se masterave te nivelit te dyte. Kjo do te thote se ata persona te cilet kane mbaruar studimin 4 vjecar ne universitet, do te futen ne doktorature pa bere kete master.
Deklarata
Problemet e shumta ne arsimin e larte kane detyruar Ministrine e Arsimit dhe te shkences te marre nje sere masash. Ministri i ketij dikasteri ka deklaruar se do te kete nje ndryshim te ligjit te arsimit, cka do te pasoje me nje ndryshim te sistemit te diplomimit te studenteve. "Do te kemi nje sistem shume te thjeshte, sistemi bachelor, master dhe doktorate. Niveli i masterit do te kete mastera profesionale, por ne do te heqim masterin e nivelit te dyte. Eshte nje nivel i cili ka shkaktuar nje problem ne sistemin e arsimit te larte" tha Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Sipas tij, ndryshimet do te behen ne fillim te 6 mujorit te vitit qe do vije. Sipas tij, krahas Sistemit te Bolonjes do te kete disa mastera qe nuk do mbivendosen por do te jene kualifikues per t'ju pergjigjur tregut te punes, ndersa ai qe do te shkoje ne doktorature do te jete master magjister. Duke ju pergjigjur interesit te mediave mbi strategjine qe do te ndiqet per arritjen e braktisjen zero te shkollave Tafaj u shpreh se ka gati planin e veprimit "Qe nga ky vit investimet do te perqendrohen ne ndertime te reja, ne transportin e nxenesve dhe stimulimin e mesuesve, pasi kjo eshte menyra e vetme per te arritur braktisjen zero te institucioneve arsimore" ka pohuar Tafaj. Sipas tij, ndryshime do te kete edhe ne
kurrikula per vitin akademik qe vjen, sipas tij prioritet do te kene autoret e teksteve dhe jo shtepite botuese.
Mesuesit
Mesuesit e arsimit parauniversitar kane programe te posacme per kualifikimin e tyre te cilat jane hartuar nga Ministria e Arsimit. Kjo ka te beje me njohurite qe ata do te marrin mbi kompjuteret dhe gjuhet e huaja. "Qellimi i ketyre programeve konsiston ne kualifikimin e arsimtareve ne lendet qe ato japin mesim, por edhe ne pergatitjen e tyre me teknologjine e informacionit dhe gjuhen angleze", tha Tafaj. Ministri beri te ditur se aktualisht sistemi arsimor ka nje numer te madh mesuesish qe kane kryer studimet 5-vjecare, te tjere qe kane kryer studimet 4- vjecare dhe studime pasuniversitare, ndersa nje pjese e vogel e mesuesve duhet t'i nenshtrohet programeve te kualifikimit.
Arsimi i mesem i detyruar pas 2013
Arsimi i mesem, do te behet i detyruar vetem pas vitit 2013. Kreu i arsimit Myqerem Tafaj, u shpreh se gjate ketyre viteve duhet te studiohen kapacitetet, si nga ambientet po ashtu dhe nga burimet njerezore. Tafaj u shpreh se do te ndiqen dhe modelet qe kane vendet e rajonit. "Deri ne vitin 2013 detyra jone eshte te pergatisim kapacitetet. Pastaj do shohim si do te reagoje publiku shqiptar. A do te jete gati publiku shqiptar qe te merret ky vendim politik qe nuk do te jete nje vendim i lehte, por nje vendim i rendesishem dhe shume afatgjate" tha Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Keto deklarata kreu i arsimit i beri gjate konferences se fund vitit. Ai ka deklaruar dhe nisma te tjera te ministrise qe drejton, ku ne vecanti eshte dhe ajo per ndryshimet qe do te behen ne reformen e altertekstit. Tashme nuk do te kete nje konkurrim mes shtepive botuese, por mes autoreve te teksteve, ku gjithcka do te jete transparente.