E Diel, 1 Nëntor 2026

"Megatek" ne Shqiperi, Berisha: Nje investim domethenes

Hipermarketi me i madh "Beje vete" ne Shqiperi, Megatek, hapi dyert mbreme per publikun duke sjelle ne vendin tone nje investim te rendesishem. Kryeministri Sali Berisha duke folur ne ceremonine e perurimit te hipermarketit "Megatek" tha se ky investim ka nje domethenie te vecante pasi vjen ne nje kohe kur ne te gjithe bote ka pllakosur kriza ekonomike. Berisha theksoi faktin se ne kete investim te ri, jane punesuar mese 500 punonjes dhe tha se ky eshte nj avantazh me shume per Shqiperine. Ne kete pike, Berisha premtoi se qeveria qe ai drejton do te jete prane biznesit ne perpjekjet e tij serioze per te investuar ne te tilla permasa ne Shqiperi.
Ndersa Dionis Teqja, President i Megatek duke folur mbreme ne ceeremonine e perurimit, tha se ka qendruar per nje periudhe te konsiderueshme jashte vendit per te marre pervojen me te mire qe sjellin investime te tilla gjigante. Nga ana tjeter, Teqja vleresoi qendrimin e qeverise shqiptare, ne mbeshtetje te biznesit.
Megatek eshte ndertuar ne krah te autostrades Tirane-Durres, ne kilometrin e shtate ku ajo kryqezohet me rrugen e Rinasit, Megatek. Si nje investim privat prej me shume se 40 milione eurosh, Megatek eshte ndertuar mbi nje siperfaqe toke private prej 150.000 m2, nga ku 62.000 m2 ze vetem Megatek-u.
Ne siperfaqen e brendshme te Hipermarketit shitja me pakice ze 14.000 m2, magazina dhe shitja me shumice 10.000 m2, zyra 2.600 m2, restorante dhe banka 2.100m2, dhe pjesa tjeter hapesire e gjelber e parking. Mbi 380 punonjes te brendshem e 150 te jashtem do te kujdesen per mbarevajtjen e shitjes se produkteve nga 48 vende te ndryshme te botes. Megateku do t'u ofroje konsumatoreve, profesionisteve te ndertimit si edhe dyqaneve te te njejtit profil mbi 30.000 artikuj te 6 kategorive te ndryshme si dekorime shtepie, ndricim dhe elektrike, materiale ndertimi, vegla pune, kopshtari, ngrohje dhe ftohje, etj. Ne Megatek konsumatori blen me lire dhe me shpejt artikuj te mireperzgjedhur e marka te njohura ne tregun nderkombetar.

Nje koncept risi

Koncepti i dyqaneve "Do it yourself" njihet prej vitesh ne tregjet e huaja si burim artikujsh e lendesh te para per konsumatoret qe preferojne te ndertojne, riparojne e dekorojne vete ambientet e tyre. Per shume njerez shtepia eshte investimi me i madh financiar dhe emocional qe bejne ne jeten e tyre, ndaj koncepti "Beje vete" permbush kete hapesire e nevoje te tregut shqiptar. Sherbimet e ofruara ne Megatek ndihmojne konsumatorin jo vetem te beje perzgjedhjen e duhur por edhe te mund te ndertoje, restauroje e dekoroje vete ambientet e tij. Menyra se si Hipermarketi eshte dizenjuar, instruksionet dhe shembujt e ndertuar ne te, te inkurajojne dhe shtyjne ...ta besh mire, ta besh vete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›