E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milot, masakrohet ne sy te djalit

Milot- E telefonojne per te sqaruar nje konflikt ende mister, por masakrohet per vdekje ne sy te djalit 20-vjecar. Krimi i rende ka ndodhur rreth mesnates se hene ne aksin Milot-Tirane, kur Leke Biba, 45 vjec, banues ne kryeqytet prej disa vitesh, u gjet ne ujerat e lumit Mat, pak metra larg nje makine. Motivet e krimit mbeten ende enigme, kurse policia e Lezhes ka shoqeruar djalin e viktimes qe u gjet ne vendngjarje ne situate te rende psikologjike. Dje ne mbremje i riu Sh. Biba ka rrefyer per grupin hetimor versionin e tij per ngjarjen, duke hedhur drite per skenen e krimit dhe autoret e mundshem, emrat e te cileve policia nuk i ka publikuar. Djali ka thene se nuk i njihte tre agresoret qe hipen ne makinen e tyre ne udhetim e siper, por ata e kishin goditur me leva dhe mjete te tjera te mprehta te atin, duke e hedhur ne lume. Gjithsesi i riu eshte deshmitari i vetem, per te cilin policia po investigon te zbuloje pozicionin ne ngjarje. Pistat e mundshme jane nje konflikt i momentit, nje hakmarrje per ngjarje te vjetra, ose nje pazar i prishur.
Krimi ka ndodhur ne Uren e Milotit, poshte te ciles u gjet makina me targa TR6898F qe sipas djalit te viktimes drejtohej nga babai i tij, Leke Biba. Tre persona te panjohur sipas deshmise se 20 vjecarit, e kane marre ne telefon gjate udhetimit nga Lezha per ne Tirane. Familja Biba prej disa vitesh ishte shperngulur nga Shkodra per ne kryeqytet. Takimi eshte lene ne uren e Milotit, pak metra nga vendi i krimit. Pasi kane hipur te tre ne makine, ata kane detyruar Leke Biben te ecte per disa metra dhe gjate rruges nje prej tyre ka qelluar 45 vjecarin me leve ne koke, duke bere qe ai te humbase drejtimin e makines dhe te perfundoje ne lume. Por djali i te ndjerit nuk ka arritur te shpjegoje rrethanat e metejshme te ngjarjes dhe faktin perse autoret nuk e kane sulmuar edhe ate. Ai ka shpjeguar se nuk mbante mend asgje tjeter, por policia deklaroi se do te jete nen hetim deri ne zbardhjen e plote te krimit dhe kapjen e autoreve.
Ekspertet thane se trupi i Leke Bibes u gjet pa jete pak metra larg makines me targa TR6898F, qe fillimisht u mendua se i perkiste autoreve. Madje hetuesit dyshuan edhe per nje aksident te mundshem, por plaget e shkaktuara ne koke dhe trup ndryshuan pisten per ngjarjen. Gjithsesi hetuesit kane ende disa momente ende te pazbardhura qe lidhen me pozicionin e djalit te viktimes ne kete ngjarje, pasi ai nuk mban mend se cfare ka ndodhur pas daljes se makines nga rruga.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›