E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundviti, euro dhe dollari mbicmohen

Julian Llupo

Per here te pare ne shume vite monedha evropiane dhe dollari amerikan kane ndjekur nje kurs te cuditshem ne fundin e vitit. Te dyja valutat lider jane mbicmuar ne tregun valutor vendes duke konfirmuar edhe njehere oferten ne renie te valutes e sjelle nga ana e emigranteve ne kohe festash. Euro ka vazhduar qe te fitoje pike ndaj lekut pavaresisht faktit se tashme me mijera emigrante jane kthyer ne atdhe per festat e fundit te vitit. Nje situate e tille konfirmon edhe njehere se efektet e krizes financiare tashme po perjetohen e dhe ne Shqiperi. Me renien e te ardhura nga emigrantet vendi mund te has me nje nga veshtiresite me te medha ekonomike. Te ardhurat nga emigrantet mbulojne nje pjese te madhe te deficitit tregtar dhe furnizojne kerkesen e brendshme me valute. Zevendesimi i tyre mund te realizohet vetem me rritjen e eksporteve qe mbetet ne keto kushte nje proces tejet i veshtire. Cmimet e eksporteve po bien ndjeshem, pasi ne te gjithe europen e me gjere kerkesa konsumatore eshte ne ulje.

Kriza ekonomike

Kriza ekonomike globale ka prekur xhepat e emigranteve shqiptare, te cilet kete vit kane sjelle me pak para gjate kthimit te tyre ne atdhe per festat e fundvitit. Ndryshe nga vitet e meparshme, kur ne kete periudhe euro dobesohej per shkak te valutes qe sillnin emigrantet, kete vit kursi i kembimit nuk ka njohur pothuajse asnje luhatje. Madje ne treg gjate javes qe kaloi ka patur nje mbicmim te euros dhe dollarit ndaj lekut dukuri qe nuk ka ndodhur vitet e kaluara. Ne agjencite e kembimit, monedha e perbashket europiane blihet me 123.2 leke dhe shitet me 123.7 leke, ndersa dollari kembehet me 87.7 leke ne blerje dhe 88.2 leke ne shitje. Gjate viteve te meparshme, ne prag te festave te fundvitit, monedha e eurozoes dobesohej, duke kapur nivelin e 121 lekeve. Agjentet ne tregun e kembimit shpjegojne se kete vit fluksi i shkembimeve valutore qe kane bere emigrantet kane qene i ulet dhe nuk ka ndikuar ne prishjen e ekuilibrave oferte-kerkese ne treg. Nderkohe pak kohe me pare Banka e Shqiperise evidentoi nje renie te ndjeshme te dergesave nga emigrantet per 9 muajt e pare te ketij viti. Per periudhen Janar-Shtator 2008 emigrantet kane sjelle prane familjeve te tyre ne atdhe nje shume prej 623 milion euro, krahasuar me nje vit me pare ka nje renie prej 13 per qind, ekuivalente kjo me 89.9 milion euro.

Nderhyrjet

Nje faktor tjeter qe ndikon kursin e kembimit ne kete periudhe te vitit jane edhe nderhyrjet qe ben Banka e Shqiperise ne treg. Gjate kesaj periudhe nderhyrjet e Banks se Shqiperise jane ne kahun e blerjes se valutes dhe hedhjes se monedhes vendese duke zhvlereauar euron.

Kursi

Euro ka vazhduar qe te fitoje pike ndaj lekut pavaresisht faktit se tashme me mijera emigrante jane kthyer ne atdhe per festat e fundit te vitit. Nje situate e tille konfirmon edhe njehere se efektet e krizes financiare tashme po perjetohen e dhe ne Shqiperi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›