Mbjellja e hashashit, në pranga kryekomunari i fshatit Frashër në Përmet
Qeveria “bën shembull” kreun e një komune, por hashashi mbillet në qindra komuna
GJIROKASTËR - Kreu i komunës Frashër në Përmet dhe kryeplaku i fshatit Miçan janë vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi nuk kanë dhënë informacion për kultivim bimësh narkotike në zonat që ata përfaqësojnë. Sipas policisë së këtij qarku, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike, specialistët dhe agjentët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat e policisë së Komisariatit të Policisë Përmet, zhvilluan dje një operacion në fshatin Miçan të komunës se Frashërit në Përmet. Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur që në fshatin Miçan të komunës Frashër të rrethit Përmet, në afërsi të banesave dhe rrethinave të këtij fshati, të evidentohen 14 parcela të kultivuara me bimë narkotike të dyshuara si Cannabis sativa. Në këto parcela numri i bimëve të kultivuara varionte nga 40 deri në 300 bimë dhe bimët varionin nga 1 metër deri në 4 metra të larta. Ky aksion policor është i pari që kryhet një vit pasi qeveria mori vendimin që i detyronte të gjithë krerët e komunave dhe kryepleqtë të informonin mbi sasitë e hashashit në zonat që ata mbulonin. Megjithatë, selektiviteti i këtij aksioni është i lexueshëm për sa kohë që në të gjithë vendin janë me qindra komuna ku mbillet hashash, Lazarati është një shembull pikant, ku parcelat s’kanë fund dhe askush nuk dënohet.
Arrestet
Mbas kryerjes së veprimeve procedurale në fshatin Frashër janë asgjësuar me anë të djegies rreth 1 114 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Cannabis sativa. Policia ka deklaruar dje se bazuar në ligj, i cili detyron drejtuesit vendorë të japë informacion për kultivim të këtyre bimëve në territoret që ata mbulojnë, ka rezultuar se kryetari i komunës Frashër, Tomor Kotorri, si dhe kryeplakun e fshatit Miçan, Faslli Canka, nuk kanë dhënë asnjë informacion për kultivimin e këtyre bimëve narkotike të dyshuara si Cannabis sativa. “Për këtë arsye nga ana e specialistëve të Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së qarkut Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Tomor Kotorri, me detyrë kryetar i kësaj komune, pasi akuzohet për ‘shpërdorim të detyrës’ dhe ‘moskallëzim krimi’, si dhe Faslli Canka, kryeplak i fshatit Miçan, për veprën penale ‘kultivim të bimëve narkotike’”, - sqaron deklarata zyrtare e Policisë.
Aksionet
Një Komitet Shtetëror Antitrafik është ngritur në Gjirokastër, ndërkohë që dy ministritë e brendshme respektive, të Shqipërisë e Greqisë, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërkufitar në luftën kundër trafikut të drogës. Drejtori rajonal i Kufirit dhe Emigracionit, Vasil Valera, pohon se për luftën kundër trafikut të drogës drejt vendit fqinj kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e homologëve grekë të Drejtorisë së Janinës. "Qëllimi është që të shkëmbejmë informacione nga të dyja palët për të realizuar qëllimet për garantimin e kufirit, kryesisht për kalimet e drogës e të çdo lloj trafiku tjetër". Të njëjtën gjë pohon dhe drejtori rajonal i Kufirit dhe Emigracionit të Janinës, Thanas Paleopanos: "Fushat e bashkëpunimit janë mjaft të gjera dhe rezultatet nuk kanë munguar. Edhe për këtë periudhë ne po bashkëpunojmë intensivisht dhe rezultatet do të jenë të dukshme", - thotë ai. Por beteja antidrogë edhe për pak kohë do të mbetet një nga sfidat e vështira të Policisë shqiptare për faktin se rrjetet ndërkombëtare janë fuqizuar, sofistikuar dhe kanë ngritur bazat e tyre edhe në Shqipëri.
8 Gusht 2009