E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuqia ekonomike ka zëvendësuar fuqinë ushtarake?

18-06-2011 / Nga Joseph S. Nye jr

Me fundin e Luftës së Ftohtë, shumë besuan se gjeo-ekonomia do të zëvendësonte gjeopolitikën. Fuqia ekonomike, thoshin, do të përbëjë çelësin e suksesit në politikën globale, në një botë që do të dominohet nga Japonia dhe Gjermania. Sot, disa e interpretojnë fuqizimin ekonomik të kinës si një kthesë të rëndësishme në balancën e fuqive globale, pa llogaritur fuqinë ushtarake. Thonë se, një fuqi ekonomike shumë shpejt kthehet në një fuqi dominuese ushtarake, dhe harrojnë se Shtetet e Bashkuara (SHBA-të) ishin ekonomia më e madhe e planetit 70 vjet përpara se të shndërroheshin në superfuqi ushtarake. Analistët politik kanë mosmarrëveshje prej dekadash se cila është më e rëndësishme, fuqia ushtarake apo ajo ekonomike.
Tradita Marksiste e përshkruan ekonomin si themelin e fuqisë, dhe institucionet politike si mbithemel, ky mendim dominon dhe e pranojnë edhe liberalët e vjetër, të cilët mendonin se duke rritur varësinë midis tregtisë dhe ekonomisë do e bëjnë luftën të tepërt. Por Gjermania (Prusia) dhe Anglia kishin marrëdhënie të shkëlqyera tregtare por kjo nuk u bë pengesë që ti ndalonte më 1914 ti shpallnin luftë njëra tjetrës.
Fuqia ushtarake kërkon një ekonomi që “lulëzon”.  Por cila është më e rëndësishme sot, ka mendime të bipolarizuara. Karota është më e frutdhënëse se kamxhiku nëse do të çosh mushkën drejt burimit. Një pistoletë është më frutdhënëse nëse do ti marrësh dikujt mushkën. Disa çështje bazë si ekonomia e qëndrueshme, ndryshimet klimatike, etj. nuk janë rezultat i presionit të dhunës ushtarake.
Sot Kina dhe Amerika kanë marrëdhënie ekonomike, por shumë analist i keqinterpretojnë pasojat e këtyre marrëdhënieve në politikën globale. Me siguri Kina mund të “gjunjëzojë” Shtetet e Bashkuara duke kërcënuar me shitjen e dollarëve të sajë. Por nëse do të ndërmerrte një nismë të tillë, atëherë ajo do të dobësonte edhe veten e saj, duke ulur vlerën këmbyese për shkak të rënies së vlerës të dollarit. Paralelisht do të rrezikoheshin edhe eksportet e saja drejt Shteteve të Bashkuara, diçka që do e çonte Kinën në rritjen e papunësisë, që automatikisht do përkthehesh edhe në destabilizimin politik të vendit. Me pak fjalë, nëse Kina vendos të “gjunjëzoi” Shtetet e Bashkuara, atëherë do të “gjunjëzohet” edhe ajo vet. Rasti i sotshëm na sjell ndërmend "ekuilibrin e frikshëm (ekonomik)", që vlente gjatë Luftës së Ftohtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.
Shkurtin e 2010, një grup oficerësh të lartë Kinez, të nxehur me Shtetet e Bashkuara për shitje armatimi nga ana e Shteteve të Bashkuara, Tajvanit, kërkuan nga Pekini shitjen e bonove Amerikane si “kundërpërgjigje”. Kërkesa e tyre ra në vesh të “shurdhët” dhe nuk u mbështet. Resurset ekonomike mund të prodhojnë fuqi por edhe dhunë ushtarake. Një model i suksesshëm ekonomik mund të sponsorizojë fuqinë e vet ushtarake, por bën edhe të tjerë të ndjekin shembullin e tij. Fuqia e Bashkimit Europian në fund të Luftës së Ftohtë, e ngjashme me atë të Kinës së sotshme, i dedikojnë  suksesin e tyre modeleve ekonomike që kanë praktikuar. Fuqia ekonomike mund të e një rëndësie të madhe në shekullin tonë, por nuk duhet të mohojmë nevojën e fuqisë ushtarake. Siç tha edhe presidenti Obama në 2009, kur ju dorëzua çmimi Nobel për Paqen, “...nuk do e zhdukim dhunën nga jeta jonë...do të ketë raste në të cilat shtetet, të vetme apo në kuadër të ndonjë aleance, do e konsiderojnë përdorimin e dhunës jo vetëm të nevojshme por edhe obligim moral". Edhe se përdorimi i dhunës është zvogëluar sot në krahasim me të kaluarën, frika e luftës i detyron Kombet të armatosen. Nëse Kina kërcënon fqinjët e sajë, atëherë ata do të kërkojnë siguri, dhe ajo që do tua japi (sigurinë) do të jetë me shumë gjasa Amerika.
Disa analistë besojnë se fuqia ushtarake, me përdorimin e kufizuar në ditët e sotme, nuk është gjëja më e rëndësishme. Por kjo nuk do të thotë që ka humbur vlerën e saj. Edhe pse është e vështirë ta praktikosh, dhuna ushtarake mbetet burimi kryesor i fuqisë. Tregjet dhe fuqia ekonomike bazohen në "korniza" politike, të cilat me bazohen në disa rregulla, institucione dhe marrëdhënie.  Por pa harruar se bazohen edhe në administrimin e fuqisë (ushtarake). Një shoqëri moderne ka monopolin e përdorimit të dhunës në mënyrë të ligjshme, dhe kjo i lejon funksionimin e tregut të brendshëm. Ndërkombëtarisht, ku rendi është më i destabilizuar dhe është nën presion, kërcënimi i përdorimit të dhunës mund të ketë rezultate të rëndësishme në stabilizimin e tregjeve. Në qoftë se bëjmë një analogji, fuqia ushtarake prodhon siguri e cila është e nevojshme për ruajtjen e rendit njësoj siç është oksigjeni  për frymëmarrjen, të cilës nuk ja ndjejmë mungesën deri në momentin që do na mungojë. Në shekullin e XXI-të, fuqia ushtarake nuk do të ketë të njëjtën rëndësi që kishte në shekujt e kaluar, por do të mbetet një nga aktorët kryesore në skenën e politikës globale.

*Joseph S. Nye, Jr. Ish-Sekretar i Mbrojtjes të SHBA-ve. Profesor ne universitetin e Harvardit
Marrë nga Project-Syndicate.com

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›