E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama nuk garanton bashkimin e së majtës, e përçau atë për interesa personale

18-06-2011 / Gazeta 55

Islami: Asambleja e PS, Rama monolog me veten

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, thotë se Edi Rama do monologojë me veten sot në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste. Sipas Islamit, z.Rama do flasë për një fitore të “madhe” të Partisë Socialiste më 8 maj si dhe do justifikohet për humbjen e Tiranës me argumentin se bashkinë ia “vodhën”. “Opozita dhe lideri i saj Edi Rama duhet të reflektojë”- shprehet sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami. Duke iu referuar mbledhjes së asamblesë kombëtare të PS, Islami thotë se Rama nuk ka në të themeluesit e Partisë Socialiste. “Ai do të flasë për fitoren e PS-së më 8 maj. Po ashtu, do justifikohet se në Tiranë ia vodhën zgjedhjet. Këto do jenë panelet e ligjërimit të Edi Ramës në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Por, të jemi realistë që e majta të fitojë zgjedhjet dhe të vijë në pushtet, duhet të nisë menjëherë bashkëpunimin me LSI-së, si një veprim që diktohet nga rezultati i zgjedhjeve në 2005-ën, në 2009-ën dhe në 2011-ën. Problemi i bashkimit të së majtës bën fjalë aksin PS-LSI. Në qoftë së nuk e zgjidh këtë aks, nuk arrin dot qëllimin sepse qëllimi është të bashkohet me LSI-në që shumë veta e mendonin dhe ku mund të parashikohej, thonin e ke gabim LSI-ja do të do të përgjysmohet, apo do të rrudhet shumë, por ajo jo vetëm që nuk u rrudh në këto zgjedhje, por është rritur dhe me 60%. E di dhe interpretimin që thonin, jo janë vota të blera etj. Fakti është që LSI-ja nuk arriti dot të rrudhesh ose të zvogëlohet apo të eliminohej,  ashtu siç e mendonte Partia Socialiste. Ky është një leksion tjetër për PS-në. Partia Socialiste duhet të mendojë për Bashkimin dhe nuk duhet të mendojë për eliminimin e LSI-së sepse nuk ia arrin dot”- thekson Islami.
Sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami nuk nguron të kërkojë nga lidershipi socialist afrimin e disa figurave të njohura të socialistëve e në veçanti të ish- kryetarit Fatos Nano si dhe themeluesve të tjerë.
“Në qoftë ka një reflektim të brendshëm të të gjithë faktorëve të mundshëm të partisë Socialiste, këtu unë prapë kam guximin të them atë që nuk e thonë kolegët e mi dhe nuk e thanë as në ditëlindjen që u bë në Partinë Socialiste. Këtu nuk mundet të anashkalohet drejtuesi i Partisë Socialiste, dhe nuk u përmend emri i Nanos nuk do të thotë që i gjithë ky qëndrim sepse ka nga ata që thonë ja e nxori kokën punon për zotin Nano. Por Nano është një nga figurat e PS-së që ka kontribuar dhe mund të kontribuojë në Partinë Socialiste pa afruar Rexhep Meidanin, Ylli Bufin, Musa Ulqinin dhe figura të tjera. Është e vështirë të ballafaqohet me të djathtën dhe e fundit është se e djathta fiton sepse humb e majta”- u shpreh sekretari për çështjet zgjedhore në PS, Islami.
Ka shumë anëtarë të Asamblesë Socialiste që mendojnë ndryshe nga Edi Rama sipas Islamit. Por, hapësirat e lirisë në selisë rozë janë tkurrur në maksimum thotë ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›