Pakistan, Gjykata e Lartë kërkon rihapje të çështjes presidentit

Gjykata e Lartë në Pakistan ka lëshuar një urdhër ndaj qeverisë së Zvicrës për të rihapur rastin e korrupsionit kundër presidentit pakistanez Asif Ali Zardari.
Rasti është në qendër të shkeljeve proceduriale edhe kundër kryeministrit të Pakistanit Jusuf Raza Gilani.
Ai është akuzuar muajin e kaluar se ka refuzuar të përfillë një të Gjykatës Supreme për të folur me Zvicrën në rastin e Zardarit.
Gilani mund të burgoset dhe t`i pengohet puna në qeveri, po që se dënohet. Rasti i korrupsionit kundër Zardarit u hodh poshtë nën një amnisti për rastet korruptive në vitin 2008.
Gjykata Supreme e ka kthyer këtë amnisti, duke e deklaruar si jokushtetuese.
Zardari thotë se rasti është i motivuar politikisht dhe qeveria ka argumentuar se ai ka imunitet, si shef i shtetit.