Fuqitë botërore dënojnë testet me raketa të Iranit

Fuqitë perëndimore kanë dënuar testet më të fundit me raketa me rreze të gjatë veprimi të Iranit. Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Iranit të heqë dorë nga planet dhe lëshimet e raketave reaktive provokuese drejt fuqive botërore.
Irani ka testuar raketat të hënën, duke treguar muskujt pak përpara takimit të ditës së enjte në Gjenevë me gjashtë fuqi të mëdha, përfshirë Shtetet e Bshkuara. Javën e kaluar u zbulua se Teherani po ndërtonte një impiant të dytë për pasurimin e uraniumit, i cili shërben për ndërtimin e armëve bërthamore.
Sipas përfaqësuesit të Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs, këto ishin padyshim ushtrime ushtarake të parapërgatitura. "Unë do t'i cilësoja këto teste me raketa si provokime që Irani ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve të fundit", u shpreh Gibbs.
"Ata duhet të bien dakord për të hequr dorë nga programet bërthamore",-shtoi më tej Gibbs.
Ndërkohë që reagime kanë ardhur edhe nga Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev dhe Shefi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Javier Solana. Solana shprehu shqetësimin e tij rreth planeve më të fundit bërthamore. "Çdo gjë që ka ndodhur është një shqetësim për ne" -tha Solana, i cili do të drejtojë një delegacion të fuqive perëndimore ditën e enjte, në një takim me palën iraniane.