E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani teston raketë me rreze të gjatë veprimi

Irani ka testuar sërish një raketë me rreze të gjatë veprimi, që njihet si raketë e llojit Shahab-3. Lajmi është bërë publik nga media shtetërore iraniane. Korpusi islamik i Gardës Revolucionare filloi një sërë testimesh të raketave të dielën për të promovuar aftësitë e forcave të armatosura iraniane. Testet janë koduar me emrat "Payghambar-e Azam 4" ose "tha Profeti i Madh 4,", informon media shtetërore. Raketa Shahab-3 raketa janë në gjendje të arrijnë objektivat brenda një distance nga 1300 deri në 2000 km. Të dielën u kryen të tjera teste me raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi. Në muajin maj, Irani tha se kishte testuar raketa tokë- tokë që ishin në gjendje të arrinte në disa pjesë të Eropës. Testi i fundit pason deklarimin e presidenti Iranian, Mahmoud Ahmadinejad të premten se Irani është gati për të ndërtuar një central apo impiant të dytë për pasurimin e uraniumit. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli besojnë se Irani po kërkon të ndërtojë armë bërthamore nën maskën e një programi civil të energjisë bërthamore, por Irani i ka mohuar akuzat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›