Fuqitë e Mëdha përshëndesin Obamën për Iranin
Fuqitë e Mëdha botërore deklaruan të mërkurën se po kërkojnë me përkushtim një zgjidhje diplomatike mbi çështjen e programit nuklear iranian, si dhe përshëndetën nismën e Presidentit Barak Obama për t‘u ulur me Teheranin në tryezën e bisedimeve. Fuqitë e Mëdha, të mbledhura për herë të parë për problemin e Iranit që me hyrjen e Obamës në Shtëpinë e Bardhë, i kërkuan Iranit të përmbushë çdo kërkesë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si edhe të lejojë hetimet nga mekanizmat e saj të kontrollit.
"Zyrtarët nënvizuan përkushtimin e përbashkët për gjetjen e zgjidhjeve diplomatike për çështjen e programit nuklear të Iranit, të bazuar te strategjia e veprimit të dyfishtë", bënte me dije dje një deklaratë e përbashkët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë, Kinës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë. Partnerët u referoheshin përpjekjeve të përhershme për të përdorur diplomacinë për të bindur Teheranin të heqë dorë nga programi i tij nuklear, të cilat do të kanalizohen në dy rrugë, në atë të diplomacisë, por edhe në atë të paralajmërimit për sanksione të ashpra nga ana e komunitetit ndërkombëtar.
Paraardhësi i Obamës në Shtëpinë e Bardhë, Xhorxh Bush, nuk i shihte bisedimet e drejtpërdrejta me Teheranin si rrugë për zgjidhjen e këtij problemi, ndërkohë që administrata e re po merr në konsideratë një seri zgjidhjesh për ta bindur Iranin të ndërrojë sjellje.
Një zyrtar i lartë evropian, i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë këtyre bisedimeve, por pa pranuar të identifikohet me emër, tha për agjencinë "Reuters" se të gjithë partnerët do të nxiteshin nga ndryshimi i qëndrimit të Shtëpisë së Bardhë. "Po kalojmë në një periudhë shumë të rëndësishme. Është një fillim i ri, edhe pse gjendemi ende në fazën e veprimit të dyfishtë", u shpreh zyrtari. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk erdhën në këtë takim të na tregonin se cila ishte politika e tyre, por të diskutonim së bashku se ç‘duhet bërë".
Një zyrtar tjetër u shpreh se gjatë takimit nuk qe folur për sanksione të reja dhe se partnerët do të takoheshin edhe një herë tjetër (me shumë gjasa në Londër) pasi Uashingtoni të ketë shqyrtuar tërësisht politikat e reja që do të ndjekë me Teheranin.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, nënvizoi urgjencën për zgjidhjen e problemit të Iranit. "Askush nuk duhet ta nënvlerësojë faktin që është një çështje urgjente, nuk bëhet fjalë për një problem që mund të shtyhet në termin e dytë të administratës ‘Obama‘", u shpreh ai gjatë një interviste në Londër.