E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus, dëmtimet shtyjnë drejt largimit të mjekut

Kohë të vështira për mjekët. Pas Mario Brozi të pushuar nga Roma, edhe mjeku përgjegjës i Juves, Rikardo Agrikola, është në rrezik turn-overi. Pas dëmtimeve të shumta dhe kohëve të gjata të rikuperimit, drejtuesit bardhezi po mendojnë në fakt të vlerësojnë me kujdes pozicionin e përgjegjësit të stafit sanitar. Administratori i deleguar, Blank, dhe drejtori sportiv, Seko, kanë dëgjuar edhe mendimet e vetë lojtarëve në lidhje me këtë çështje. Gjashtëmbëdhjetë vjet te Roma dhe më pas lamtumira e hidhur: kështu i ka ndodhur Mario Brozit, deri dje mjek i klubit verdhekuq. Dhe tashmë mund të vijë një tjetër shkarkim thuajse i njëjtë, ai i Agrikolas nga Juventusi. Sikurse shkruante dje "La Stampa", ka filluar marrja në konsideratë e dëmtimeve të shumta. Drejtori sportiv, Alesio Seko, dhe administratori i deleguar, Zhan Klod Blank, kanë mbledhur edhe deponimet e personave brenda klubeve, mes të cilëve ato të vetë lojtarëve. Duket se mendimi i këtyre të fundit do të jetë vendimtar në përcaktimin e fatit të mjekut në fjalë të klubit bardhezi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›