E Diel, 1 Nëntor 2026

Roja e ambasadës amerikane qëllohet nga një polic grek

Një oficer i policisë greke qëlloi dje një roje private sigurie brenda territorit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Athinë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Roja i sigurisë, 31 vjeç, punonjës i kompanisë "Brinks Hellas Security Services", u qëllua në qafë kur gjendej pranë rezidencës së ambasadorit Daniel Shepkard, e cila është pjesë e kompleksit të ambasadës amerikane. Nga rrjeti amerikan CNN, mësohet se roja u dërgua menjëherë në spital dhe gjendet në rrezik për jetën. Një zëdhënës i ambasadës konfirmoi se punonjësi ishte qëlluar pak para mbrëmjes. Sipas autoriteteve greke, polici që shtiu u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Autoritetet greke dhe as ambasada amerikane nuk dhanë shpjegime për motivet e ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›