Shpëtoni Frashërin, vatrën e historisë së shqiptarëve
"Frashëri po rrënohet. Kjo vatër e historisë kombëtare duhet shpëtuar". Ky ka qenë mesazhi i pushtetarëve lokalë, dërguar përmes një letre Presidentit të Republikës, Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit. Thirrjes së tyre i janë bashkuar edhe një grup intelektualësh të njohur shqiptarë, si Dritëro Agolli, Sabri Godo, Xhevahir Spahiu, Alfred Frashëri, Floresha Dado, Teki Biçoku etj. Në këtë letër dërguar instancave më të larta të shtetit, kërkohet që të mendohet dhe veprohet për vlerat e rrezikuara të një vendi, i cili ka "shkruar" një pjesë të historisë, Frashërit të Frashëriotëve që i prinë Rilindjes Kombëtare. "Ne, përfaqësues të organeve të pushtetit lokal të Qarkut Gjirokastër, Komuna Frashër dhe një grup intelektualësh, po ju drejtohemi me këtë kërkesë për një çështje me rëndësi jo vetëm lokale, por me peshë e rëndësi të veçantë në historinë kombëtare të kohës së sotme dhe të brezave që do të vijnë: Frashëri po braktiset, po rrënohet, po shpopullohet, po harrohet, po humbet... Nuk duam ta lëmë kështu Frashërin. Bashkërisht ta shpëtojmë, ta ruajmë dhe ta zhvillojmë. Ne të gjithë e njohim dhe e kemi pjesë të ndërgjegjes sonë kombëtare Frashërin dhe Frashërllinjtë... Por, po e shihni me sytë tuaj si po braktiset dhe po shkretohet. Ndaj ai kërkon të nderohet, të rikthehet, të mbrohet e të zhvillohet siç e meriton. A mund të harrohet ky vend i shenjtë? Ai është identifikuar me kombin, me Shqipërinë, me gjuhën shqipe, me diturinë, me përparimin dhe ëndrrën për ta parë "Zonjë të rëndë në Evropë". Frashërin nuk e mban dot sot as një komunë, as nënprefektura, prefektura apo qarku. Ai është i kombit e ashtu duhet ta vlerësojmë. Ai është unikal dhe kërkon që shteti e shoqëria shqiptare ta shohë unikal, si një zë më vete në zhvillimin e përparimin e vendit. Në Komunën Frashër po punohet në vazhdimësi për ruajtjen e traditave të shquara atdhetare", shkruhet në letër. Me këtë rast, është përcaktuar edhe një plan për ndërhyrjet më emergjente që duhen kryer në këtë krahinë. Investimi në infrastrukturë (rikonstruksioni i segmenteve të rëndësishëm), rikonstruksioni i vlerave të saj muzeore si Shtëpia Muze e Vëllezërve Frashëri dhe pasurimi i saj me dokumentacionin e nevojshëm historik si pjesë e një projekti për zhvillimin e turizmit muzeor dhe natyror të kësaj zone. "Ne jemi të gatshëm të presim gjithë sugjerimet e informacionet e nevojshme, jemi të gatshëm për bashkëpunimin me ju, dhe të punojmë me tërë përkushtimin tonë për zgjidhjen sa më të mirë e sa më të shpejtë të Çështjes së Frashërit", përfundon letra.
Letra
Kërkohet ngritja e monumenteve kushtuar kësaj ngjarjeje
Shoqatat antifashiste: Nderoni viktimat e 4 shkurtit
Me rastin e 65-vjetorit të masakrës së 4 shkurtit 1944, shoqatat antifashiste i kanë drejtuar një letër Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe opinionit publik, për kujtim dhe mirënjohje ndaj viktimave. Bashkëpunëtorë të pushtuesit fashist, të organizuar në një qeveri kuislige dhe nën dirigjimin e komandës naziste, në panik nga rritja e rezistencës antifashiste dhe luftës partizane për çlirimin e vendit, ndërmorën natën e 4 shkurtit 1944 një masakër mbi popullsinë civile të kryeqytetit, duke vrarë 84 qytetarë të pafajshëm (shumica njerëz të thjeshtë, por edhe pjesëtarë të familjeve antifashiste) dhe arrestuan e dhunuan rreth 500 qytetarë të tjerë. "Shoqata e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e konsideron 4 shkurtin si një ditë reflektimi, kujtese dhe nderimi për ato viktima të pafajshme dhe për sakrificat e antifashistëve shqiptarë, duke bërë njëkohësisht apel ndaj opinionit publik dhe ndaj institucioneve të këtij vendit për të mos harruar dhe shkelur mbi historinë. Ne ftojmë posaçërisht Këshillin Bashkiak të Tiranës që të ndërmarrë një akt për të nderuar këto viktima dhe për të respektuar sakrificat e antifashistëve shqiptarë. Në Tiranë nuk ka një monument për këto viktima, përkundrazi, një prej përgjegjësve dhe ekzekutorëve të kësaj masakre, Osman Kazazi, ka një bust në qendër të kryeqytetit shqiptar. Shoqata e Dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e quan këtë një situatë të turpshme, ashtu siç e konsideron një atentat ndaj antifashizmit dhe vlerave evropiane heqjen e bustit të 5 Heronjve të Vigut nga qendra e Shkodrës", thuhet në letër.