E Diel, 1 Nëntor 2026

Raul: Në 2010-ën do të vendos për të ardhmen

Në një intervistë për të përditshmen "AS", kapiteni i Realit të Madridit, Raul Gonzalez Blanko, ka folur për të ardhmen. 31-vjeçari deklaroi: "Për momentin më mbeten edhe dy vjet kontratë me klubin dhe mund të them se do të filloj të mendoj për të ardhmen vetëm pas përfundimit të sezonit të ardhshëm". Sulmuesi ka realizuar golin numër 307 me fanellën "merengue" (në 683 ndeshje), duke barazuar legjendarin Di Stefano.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›