Fuqitë e botës i kërkojnë Iranit të rinisë bisedimet nukleare

Reaktor bërthamor në Iran
Fuqitë ndërkombëtare i kanë të cilat kanë rënë dakord për të nisur bisedimet për armët bërthamore me Teheranin kanë rikonfirmuar se mbështesin gjetjen e një zgjidhje diplomatike.
I bëjmë thirrje Iranit të hyjë në bisedime, pa para-kushtet, në një proces të gjatë dialogu dhe serioz, i cili do të japë rezultate konkrete thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Gjermani dhe pesë anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurisë në OKB Kinë, Francë, Rusi, Britani e Madhe dhe SHBA.
Propozimi për nisjen e dialogut vjen pasi Irani sinjalizoi lejimin e inspektorëve të OKB-së për të vizituar bazën ushtarake.
Izraeli, SHBA-ja dhe vendet të tjera prej kohës dyshojnë se Irani po përpiqet për të ndërtuar armë nukleare. Një gjë të tillë kanë shprehur edhe inspektorët ndërkombëtare. Kurse Irani ka sqaruar se programi i saj nuklearë po bëhet për arsye paqësore (prodhimin e energjisë elektrike). /F.Stafa/