Haxhinasto në Brunei: Garanatohet njohja e Kosovës

Deklarata u bë nga Sulltani Hassan al Bolkiah Mu’izzaddin Waddaulah gjatë pritjes që ai i bëri ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.
Në audiencën me Sulltanin e Bruneit, Ministri Haxhinasto vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve duhet të forcohen më tej në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit. Ministri Haxhinasto nënvizoi se marrëveshjet e fundit midis Serbisë dhe Kosovës kanë krijuar një situatë favorizuese jo vetëm për përfshirjen e Kosovës në nismat dhe bashkëpunimin rajonal, por edhe për njohje të reja. Në këtë kuadër ai i parashtroi Sulltanit kërkesën që Brunei ta rishikojë qëndrimin e vet me një vështrim për njohjen e Kosovës.
Në përgjigje, Sulltani Hassan al Bolkiah Mu’izzaddin Waddaulah tha se Brunei nuk sheh asnjë pengesë, apo problem, që të njohë pavarësinë e Kosovës. Në takimin që Ministri Haxhinasto zhvilloi me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Bruneit, princin Mohamed Bolkiah u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm mes Ministrive të Jashtme të dy vendeve, por edhe institucioneve të tjera, ku interesat janë të ndërsjella. U fol për mundësitë e investimeve konkrete, sidomos në energjetikë, bujqësi etj. Ministri Haxhinasto pas vizitës në Singapor dhe Brunei, do të vazhdojë turin e tij në Azinë Juglindore, ku nesër do të qëndrojë në Tajlandë. /Start/
2012-03-08 11:24