Shkodër, kapet grupi që vidhte gjeneratorë

Foto ilustruese
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa pesë të tjerë ndiqen në gjendje të lire pasi dyshohen se janë pjesëtarë të një grupi që kryente vjedhje në zonën e Velipojës. Sipas policisë, të dyshuarit, dy prej të cilëve janë arrestuar në flagrance ndërsa po vidhnin një gjenerator, mendohet se në kohë e vende të ndryshme kanë kryer vjedhje në fshatrat e komunës së Velipojës.
Dedë Deda dhe Ndrec Vathaj janë ndaluar teksa vidhnin një gjenerator dhe u janë kapur dhe disa vegla mekanike që shërbenin për të kryer një vjedhje të tillë. Policia e Shkodrës dyshon se këta persona së bashku me të tjerë janë autorë të disa vjedhjeve, kryesisht transformatorë e gjeneratorë elektrikë. Në banesa u janë gjetur dhe mjete maskimi që i përdornin për të shmangur identifikimin. /A.Dushi/