E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takim me Edita Tahirin: Çdo nderim ndaj grave, terësisht i merituar

Kryeministri Berisha priti sot në takim, Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, zonjën Edita Tahiri. Berisha, pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, shfrytëzoi rastin për t`i uruar zonjës Tahiri, si dhe të gjitha qytetareve të Kosovës, 8 marsin, duke theksuar se “çdo lloj nderimi që ne i bëjmë sot, nënave dhe motrave, është jo vetëm tërësisht i merituar, por njëkohësisht edhe më e pakta që mund të bëjmë ndaj grave, nënave e motrave shqiptare, të cilat për vetë natyrën e historisë së kombit tonë kanë luajtur një rol e kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë shqiptare dhe kombin.”
 

Zonja Tahiri e falënderoi Kryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe i përcolli urimet e përzemërta të nënave e grave të Kosovës, të qeverisë dhe miqve e dashamirësve të shumtë që Kryeministri Berisha ka në Kosovë.
 

Në takim u vlerësua edhe një herë marrëveshjes e nënshkruar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një marrëveshje është shumë e rëndësishme jo vetëm në kuadrin e normalizimit të marrëdhënieve bilaterale, por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe një hap i rëndësishëm, i cili i çel rrugën shtetit më të ri të Europës, Republikës së Kosovës, për të ecur përpara në projektin madhor të qytetarëve të saj, integrimin në Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›