E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuqitë e mëdha evropiane po marrin tatëpjetën

Qendra për kërkimet Ekonomike dhe Biznesin (CEBR) thotë se në renditjen botërore të fuqive ekonomike, vendet aziatike por ngjiten lartë ndërsa ato evropiane janë në rënie.

Nga ana tjetër, Brazili tashmë është fuqia ekonomike e gjashtë në botë duke lënë pas Britaninë e Madhe. Gjithashtu në një raport të bazuar tek FMN, i publikuar në fillim të këtij viti thuhej se ekonomia e Brazilit do të kalonte mbi Britaninë gjatë vitit 2011.

Brazili ka një popullsi prej afërsisht 200 milion, tre herë më shumë se ajo e Britanisë. Vitin e kaluar për vendin e Amerikës Jugore, rritja ekonomike ishte në nivelin 7.5%. Aktualisht Brazili i shet më shumë Kinës se sa i gjithë importi i saj.

CEBR gjithashtu bën të ditur se edhe Rusia po ngjitet lart, ku parashikohet që afër viteve 2020 të jetë e katërta në botë. Kurse në vitin 2016, Britania e Madhe pritet tia kalojë Francës.

Ndërsa për Indinë që është ekonomia e 10, parashikohet që brenda 10 vitesh të jetë e pesta.

Kurse për vendet Evropiane parashikohet që Gjermania nga e katërta të shkojë në të shtatën dhe Franca nga e pesta të shkoi e nënta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›