Fuqite nderkombetare ndihme kunder Gadafit

Fuqitë ndërkombëtare kanë përshpejtuar përpjekjet për të ndihmuar opozitën libiane të largojë nga pushteti, liderin Muamar Gadafi. Ndërkohë, situata në Libi vazhdon të jetë një kaos i vërtetë, me luftime të ashpra sidomos në lindje të vendit dhe në kryeqytet, në Tripoli.
Forcat e Gadafit kanë ditë që përpiqen të shtypin revoltën që ka përfshirë edhe segmente të rëndësishëm të ushtrisë dhe ka marrë nën kontroll gati krejtësisht pjesën lindore të Libisë. Edhe për agjencitë ndërkombëtare të lajmeve është e vështirë të raportojnë nga terreni në Libinë Perëndimore, por dëshmitarë në Misrata, thonë se forcat qeveritare vazhdojnë të kryejnë sulme ndaj kryengritësve.
Video amatore rrëfejnë situatën e rëndë që mbizotëron në vend. Ndërkohë BE dhe SHBA kanë vendosur sanksionet ndaj Libisë, embargo armësh, ngrirjen e aseteve dhe ndalim të udhëtimeve për zyrtarët e regjimit.
Juli Prifti