Si shpetohen zgjedhjet. 8 Maji rezultati dhe pa opoziten
KQZ duket se e ka zgjidhjen në kushtet e mungesës së 3 votave të majta në komision, për të certifikuar rezultatin e 8 majit. Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme, ku rezultati final shpallej nga komisioni me unanimitet të 7 anëtareve, tashmë në këtë realitet, sipas përfaqësuesit demokrat në KQZ, Njazi Kosovrasti, kjo procedurë mund të shmanget.
“Nuk jemi në rastin e zgjedhjeve te pergjithshme jemi ne rastin e zgjedhjeve lokale. Ne rastin e zgjedhjeve parlamentare certifikimi bëhet pranë KQZ, ndërsa në rastin e zgjedhjeve lokale certifikimi bëhet nga komisionet zonale. KZAZ shpall kandidatët fitues për kryetar të njësisë vendore”, tha Njazi Kosovrasti, përfaqësues i PD në KQZ.
Sipas Kosovrastit, në zgjedhje mund të shkohet dhe me nje KQZ me 4 anëtarë. Zgjidhja sipas tij ndodhet tek neni 23 i kodit elektoral. “Për sa kohë KQZ nga zgjedhjet e shkuara ka nxjerr akte normative, udhëzime që kanë vlejtur për zgjedhjet e shkuara, dhe KQZ i vlerëson se janë të vlefshme dhe për zgjedhjet që presim, atëherë këto udhëzime janë të vlefshme, zgjidhin problemin dhe gjithcka është konform kodit, ligjit”, vijoi Kosovrasti.
Vendimarrjet e deritanishme ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë qenë ato me 4 vota, për shkak të bojkotit 2 mujor të 3 anëtareve të majtë të tij. Po ashtu KQZ ka vendosur të aktivizojë persona jo politikë, në komisionet e nivelit të 2 të administrimit të zgjedhjeve, pas refuzimit të opozitës për të sjellë kandidaturat e saj.
Elona Gjylmi