E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, përfshihet nga flakët transformatori 110 kilovolt

GJIROKASTËR - Si Pasojë e ngarkesës, rreth orës 00:00 të ditës së sotme është përfshirë nga flakët transformatori i rrymës 110 kilovolt në nënstacionin e vjetër tek ‘Ura e Lumit’ në Gjirokastër.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shpëtuar transformatorët e tjerë.

Si pasojë e djegies së transformatorit ka mbetur pa energji elektrike një pjesë e mirë e qytetit.

Drejtori i CEZ, H.Biraci ka vënë në punë të gjithë specialistët e CEZ për të riparuar defektin dhe rikthimin e energjisë elektrike.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›