Furgoni me 4 vetë bie në lumë, gjendet trupi i 4-ërt
GRAMSH- Gjendet trupi i viktimës së katërt, që udhëtonte në furgonin me 4 vetë që ran ë lumen Devoll ditën e shtunë. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së shtunë, në vendin e quajtur Mollë-Gra-bollë, 45 km larg nga qyteti i Gramshit, pjesë e rrugës nacionale Gramsh-Korçë. Automjeti furgon me targë KO-1893-B, që drejtohej nga Elis Sogani, ka devijuar nga aksi i rrugës duke u rrokullisur në humnerë e duke përfunduar në dallgët e lumit të Grabovës së bashku me katër personat që ishin në të.
Pikërisht trupi i shoferit Sogani është gjetur i fundit, duke finalizuar sot kërkimet e gjata për të nxjerrë nga lumi 4 të rinjtë. Trupi i tij është gjetur në thellësi të ujrave të lumit Devoll, 15 km nga ve4ndi ku ndodhi aksidenti , në zonën e quajtur Kodovjat.
Mësohet se trupi i shoferit të furgonit ka qënë I dëmtuar dhe është gjetur nga banorët e zonës, ndërsa po bëhet e mundur nxjerrja e trupit të tij nga lumi. Në vendngjarje ka edhe forca të shumta policie. Deri në këto momente nuk ka asnjë gjurmë të makinës Për shkak të reshjeve si dhe prurjeve nga malet, ujërat e shumta të lumit e kanë vështirësuar tej mase kërkimin e trupit të tij, ndërkohë që vështirësi ka pasur edhe për nxjerrjen e trupave të tjerë.
Nga hetimet dyshohet që shkak i aksidentit të rëndë të ketë qenë shpejtësia si dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Nuk përjashtohet dhe ndikimi i alkoolit që ata kanë konsumuar para nisjes për udhë.
(m.a/BalkanWeb)