Rusia teston me sukses raketën Sineva
MOSKë- Ushtria ruse testoi sot me sukses një raketë balistike strategjike e hedhur nga një nëndetëse në Arktik, njoftoi Agjencia hapësinore ruse.
"Një raketë e tipit Sineva u hodh më 4 mars në orën 07:50 me orën e Moskës (04:50 GMT) nga nëndetësja bërthamore Tula në detin Barenc. Hedhja e raketës u krye me sukses", shtoi agjencia në një komunikatë pa dhënë hollësi të tjera.
Sineva është një raketë ndërkontinentale e aftë të transportojë deri 10 mbushje bërthamore, bën të ditur faqja e internetit GlobalSecurity.org.
Kjo lloj rakete (SS-N-23 në klasifikimin e NATO-s) u vu në funksionim në vitin 2007 në ushtrinë ruse.
Testimi me sukses i raketës Sineva bëhet pas një sërë dështimesh lidhur me Bulavën, një tjetër raketë strategjike ndërkontinentale e lëshuar nga një nëndetëse.
(e.n/BalkanWeb)