Rinisin rreshjet e dëborës në verilindje të vendit
KUKëS- Rinisin rreshjet e dëborës në verilindje të vendit. Reshjet e dendura të dëborës dhe të shiut të rëna rreth mesditës kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të kësaj zone.
Problematik paraqitet aksi Morinë-Kukës-Qafë Shllak ku janë vënë re rënie të materialeve të inerteve. Aktualisht 2 fadroma po punojnë për normalizimin e situatës.
Ndërkohë, në lartësitë e mbi 1000 metrave janë shfaqur sërish reshje të dendura bore. Mësohet se në harkun kohor të 1 ore, trashësia e dëborës ka arritur në 10 centimetra.
Situata paraqitet më e vështirë në komunën e Arrnit, të pesë fshatrat e kësaj komune janë të izoluar.
(e.n/BalkanWeb)