Furnizimi me uje reagon Drejtori i Ujesjelles-Kanalizimeve te Tiranes

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Sahit Dollapi, nga zona e Kodrës së Priftit ka ritheksuar edhe njëherë se kjo zonë furnizohet 24 orë në ditë me ujë. Ai i ka konsideruar të pabaza dhe tendencioze akuzat në disa media për mungesën ujit. Përveç ndonjë defekti teknik, që është normal, kjo zonë furnizohet rregullisht me ujë. Sipas z. Dollapit, qytetarët që nuk kanë lidhur kontratat me Ujësjellësin nuk furnizohen dhe nuk do të furnizohen me ujë. Pagesa për ujin e konsumuar është dëtyrim për çdo qytetar.