Berisha Shqiperia sot ka treguesit me themelor te vendeve te zhvilluara
Inagurohet rruga Levan-Vlorë, një investim i rëndësishëm ky i qeverisë shqiptare, por dhe një tregues i rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj autostrade ishte i pranishëm, Kryeministri Sali Berisha, i cili e barazoi rrugën me atë të metropoleve më të zhvilluara, nga më të bukurat në rajon dhe nga më modernet. Sipas kreut të mazhorancës, rruga Levan-Vlore është rruga që shkurton distancat. Njëkohësisht, në gjykimin e Kryeministrit këto investime tregojnë se Shqipëria jo vetëm që nuk është prekur nga kriza ekonomike, përkundrazi ajo ka shënuar rritje ekonomike.
“Çdo ditë shqiptarët po zbulojnë bukuritë e vendit të tyre. Shqipëria në dallim nga vendet e tjera të rajonit, pa rënë në krizë, për çdo ditë, çdo javë, çdo mua, po ndërtohet, po hapen biznese të reja, vende të reja pune. Në Shqipëri po investohet nga shqiptarë dhe nga mbarë bota. Besimi te Shqipëria është sot më i madh se kurrë. Të dhënat e KE faktojnë se rritja ekonomike në katër vitet e fundit ishte katër herë më e madhe se sa rritja mesatare e rajonit. Janë këto raporte që faktojnë se në Shqipëri jo vetëm që nuk u rrit papunësia, por ajo u ul nga vitit në vit, para së gjithash nga fuqizimi i sektorit privat”, vuri në dukje Berisha, gjatë fjalës së tij.
Autostrada, e cila ka një gjatësi prej 24.5 km, nga pikpamja e sigurisë përbën një risi dhe është në standardet më të avancuara bashkëkohore. Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të projektit një fond shtesë prej 15 milion euro në të cilin BERZH ka kontribuar me 7.5 milion Euro dhe BEI me 3.0 milion Euro. Por, sipas Berishë, nëse qeveriasja aktuale ka prioritet pikërisht zhvillimin e vendit, opozitën ka si mision kërcënimin e investitorëve.
“Jemi në krye të botës për investime të huaja për frymë dhe ato vijnë gjithnjë në rritje. Por Rama i kërcënon investitorët e huaj, u thotë do t’u marr këtë, do t' marr atë, kjo s’ndodh në asnjë vend të lirë, kjo ndodh vetëm me këtë opozitë e cila ka mentalitet të vjetër. Ndaj këtu nga Vlora u bëj thirrje investitorëve nga rajoni e bota investoni në Shqipëri se do gjeni më klimën më njerëzore", deklaroi Berisha.
Vlera përfundimtare e kësaj rruge është 59.9 m. €, v.2012, kostoja për km: 2.45 m.€/km (më e ulta në rajon), ajo përbëhet nga 4 korsi me gjerësi 3.75m, dy në vajtje dhe dy në ardhje, si dhe ndërtimi i dy urave. Ndërkohë që në investimet në qarqet Vlore – Fier veçohet autostrada që lidh dy nga qarqet me te fuqishme të vendit Vlorën dhe Fierin. Autostrada i jep një impakt të madh rritjes se fluksit turistik dhe zhvillimit ekonomik të rajonit Fier – Vlorë. Në këto dy qarqe qeveria ka investuar rreth 1.2 miliard euro. Janë ndërtuar mbi 900 km rrugë kombëtare, rurale e autostrada, 165 ujësjellësa e kanalizime në bashki dhe komuna, 116 shkolla e kopshte, mbi 100 qendra shëndetësore e ambulanca. Janë subvencionuar 4200 hektarë me ullinj, dru frutor sera e vreshta dhe janë ndihmuar 6700 bujq e blegtorë. Në përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike janë investuar mbi 550 milionë euro.