E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest shtepiak per ish-pergjegjesin dhe drejtorin e galerise

Policia e Korçës ka ekzekutuar pasditen e së enjtes masat e sigurisë të vendosura nga gjykata e Korçës për arrest shtëpie për drejtorin e galerisë së arteve Vladimir Topi dhe ish përgjegjësin e galerisë Sotiraq Xega . Burime policore bëjnë të ditur se dy personat akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Të njëjtat burime kanë bërë të  ditur gjithashtu se organi i akuzës ka kërkuar arrest me burg për drejtorin e Galerisë së arteve Vladimir Topi por gjykata vendosi  për të një masë më të butë sigurie atë të arrrestit në shtëpi. Për më tepër se tre javë hetimesh grupi  Task Forcë e Prokurorisë dhe policisë së Korçës kanë arritur të mbledhin prova të mjaftueshme për të vënë nën akuzë ish përgjegjësin e galerisë dhe drejtorin e galerisë Vladimir Topi të cilët akuzohen si përgjegjësit kryesor për zhdukjen e veprave te artit nga galeria. Tre javë më parë nga galeria  “Guri Madhi” në Korçë u zhdukën 55 vepra arti ku 27 prej tyre i përkasin krijimtarisë së piktorit Vangjush Mio.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›