E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqini, sot ne Disipline

Komisioni i Disiplines i Federates Shqiptare te Futbollit do te mblidhet sot per te diskutuar ngjarjet e ndodhura te shtunen ne stadiumin e Peqinit, ne ndeshjen Shkumbini Partizani. Takimi midis dy prej skuadrave te kreut u erresua plotesisht nga disa episode te pakendshem, me hedhje objektesh ne fushe dhe kontestim te treshes gjykuese nga ana e nje pjese te tifozerise. Po ashtu, ka pasur nje revoltim te tifozeve edhe kunder presidentit te Partizanit, Albert Xhani, i cili eshte larguar nga qyteti i shoqeruar nga forca te policise.
Peqinasit, "Jo!" ekstremisteve
Ndersa nga ana e nenprefektit te Peqinit ka pasur nje reagim "jashte linje", duke u marre me gjykimin apo me fjalet e thena ne media nga lojtaret dhe presidenti i Partizanit, krejt ndryshe ka qene prononcimi zyrtar i klubit te Shkumbinit dhe shoqates se tifozeve te tij. Pjesa futbollistike e Peqinit ka pranuar sjelljen ekstreme te nje pjese te papergjegjshme te tifozerise, duke e cilesuar ate si te denueshme. Ne komunikaten e perbashket te klubit dhe shoqates se tifozeve flitet per individe "te pandergjegjesuar sa dhe si duhet", te cilet krijojne situata tensioni. Klubi peqinas thekson se distancohet plotesisht nga individet e dhunshem, nderkohe qe i ka zgjatur doren e paqes klubit te kuq dhe presidentit Albert Xhani.
Kerkesa e Partizanit
Ndersa Shkumbini eshte shprehur publikisht, klubi i Partizanit ka preferuar t` komunikoje vetem me Federaten, te ciles i ka nisur nje leter, ku kerkohet ndeshkimi i fushes se Peqinit. Te kuqte madje kane perseritur edhe kercenimin e tyre per bojkotim te kesaj fushe, ne rast se FSHF nuk do te marre masa te rrepta, per te mos lejuar perseritjen e episodeve te ngjashem.
Qendrimi i Federates
Ne FSHF askush nuk merr persiper te shprehet zyrtarisht ne lidhje me ngjarjet e Peqinit. Shefi i Sektorit te Garave, Hito Hitaj, i cili ndodhej ne Peqin te shtunen, refuzoi me kembengulje dje kerkesen e gazetareve per nje prononcim nga ana e tij. Refuzimi i Hitajt ka qene per shkak se nuk deshiron te ndikoje publikisht mbi komisionet juridike te federates. I pare nen kete kendveshtrim, eshte nje qendrim i drejte, por ne fakt asnje prej gazetareve dje nuk synonte te pyeste Hitajn se cili do te ishte vendimi i Komisionit te Disiplines. Pyetja per shefin e sektorit ishte rreth kembenguljes se tij per te rikthyer me cdo kusht asistentin Shima ne vendin e tij, ne nje kohe qe atje hidheshin objekte dhe ai ndjehej i kecenuar. Po ashtu, FSHF nuk ngurroi te dilte me nje qendrim zyrtar menjehere pas ngjarjeve te Vlores, duke denuar incidentet, gje qe nuk e ka bere per ndodhine e fundit, ne Peqin.
Dritan Ikonomi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›