Flamurtari, “provimi” i fundit për gjermanin Shulze

Vllaznia dhe Flamurtari do të përballen të mërkurën në Shkodër. Shkodranët po përjetojnë një situatë jo fort të pëlqyeshme dhe nuk e kanë justifikuar aspak investimet e kryera nga presidenti Fushaj. Edhe pse u blenë disa lojtarëve cilësorë të kampionatit shqiptar dhe atij malazez, sërish Vllaznia nuk ka treguar asgjë nga tradita e një skuadre që e ka fituar 9 herë të titullin. Malaziasi Drazhen Milic ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, portieri gjerman Luc Pfanenstiel ështtë pezulluar për një periudhë të pacaktuar dhe në dyshim është dhe vazhdimi i mëtejshëm i trajnerit gjerman Ulrih Shulze që ka mundur të grumbullojë vetëm gjysmat e pikëvë të mundshme. Shulze është trajneri i vetëm i huaj në Kategorinë Superiore, pas shkarkimit të rumunit Silviu Dumitresku, që deri në javën e pestë drejtoi Apoloninë e Fierit.
Brazimi me Kastriotin katër ditë më parë, provokoi marrjen masave ekstreme nga presidenti Fushaj, teksa objektivi i vetëm përballë Flamurtarit është fitorja. Në fushën e saj, Vllaznia në tri ndeshjet e para ka fituar dy takime dhe ka marrë një barazin, ndërkohë që kundërshtari i saj, Flamurtari i Vlorës nuk mundur të marrë asnjë pikë nga tri ndeshjet në transfertë.
Flamurtari fitoi 1-0 me Luftëtarin në javën e gjashtë, ndeshje që përkoi edhe me debutimin në pankinë të Eqerem Memushit. Drejtuesit e Flamurtarit "reabilituan" ditët e fundit, sulmuesin Fjodor Xhafa, por jo të dy të pezulluarit e tjerë Shpëtim Imeraj dhe portierin Estraf Billa. Flamurtari ka në gjirin e vet golashënuesin e dytë më të mirë të kampionatit, sulmuesin Roland Nënaj, autor të 5 golave.
Flamurtari nuk fiton me Vllazninë që nga sezonin 2002-2003, madje edhe në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Shkodër, ka humbur me rezultatin e thellë 5-1, gjatë sezonit 2003-2004. Në tete takimet e fundit, Vllanzia ka fituar 7 prej tyre, duke humbur vetëm një, ndërsa në 111 ndeshje historike midis tyre, 51 fitore i takojnë Vllaznisë, 28 Flamurtarit dhe 32 takime janë mbyllur në barazim.
Vllaznia-Flamurtari do të gjykohet nga gjyqtari ndërkombëtar Albano Janku. Ndihmësa të tij do të jenë Zhuli dhe Miho.
VLLAZNIA
Bilanci në sezonin 2006-2007: 2 fitore, 3 barazim, 1 humbje. Golat:7-6
Ndeshjet brenda: 2 fitore, 1 barazim, 0 humbje. Golat: 4-1
Ndeshja e fundit: Kastrioti-Vllaznia 1-1
FLAMURTARI
Bilanci në sezonin 2006 2007: 2 fitore, 0 barazime, 4 humbje. Golat: 8- 7. Ndeshjet jashtë: 0 fitore, 0 barazime, 3 humbje. Golat: 2-5
Ndeshja e fundit: Flamurtari-Luftëtari 1-0
TETË NDESHJET E FUNDIT
Sezoni 2003-2004
Flamurtari-Vllaznia 0-1
Vllaznia-Flamurtari 5-1
Flamurtari-Vllaznia 2-1
Vllaznia-Flamurtari 3-1
Sezoni 2002-2003
Vllaznia-Flamurtari 1-0
Flamurtari-Vllaznia 1-0
Sezonit 2001-2002
Vllaznia-Flamurtari 1-0
Flamurtari-Vllaznia 0-2
8 ndeshje: 7 fitore Vllaznia, 0 barazime, 1 fitore Flamurtari. Golat 15:4.