E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fusha e fabrikes ishte me barut"

Tirane-Tre ish-punetore te fabrikes se Gerdecit, kane deshmuar dje ne Gjykaten e Tiranes, sesi merreshin ne pune punetoret, procesin e punes qe kryhej, si dhe ate cfare pane diten e tragjedise se 15 marsit. Ne kete seance kane qene dy nga te arrestuarit e ketij procesi, Dritan Minxholli dhe Sokol Ngjeci. Sadik Sula, nje ish-ushtarak i nxjerr ne lirim nga reforma ne ushtri, me specialitet artiljer tokesor, ka deshmuar se diten e shperthimit fusha rreth fabrikes ishte plot me barut, ndersa brenda ne fabrike ishte baruti i grumbulluar gjate dy diteve pune. Sula tha se gjate marrjes ne pune te punetoreve, nuk nenshkruhej asnje kontrate nga punedhenesit. Ndersa per sa i takon rregullave te sigurimit teknik, ato nuk ishin te shkruara gjekundi, vetem komunikoheshin gojarisht nga drejtuesit e fabrikes. "Prej disa shokeve te mi kisha marre vesh qe ne Gerdec behej cmontimi i municioneve. Ne shkurt 2008 shkova dhe takova Dritan Minxhollin ne hyrje te fabrikes, folem bashke dhe vendosen te me merrnin ne pune. Te nesermen ne 26 shkurt fillova pune. Nuk kam nenshkruar kontrate ne momentin qe fillova pune. Dritani me coi tek vendi i punes, me tregoi procesin dhe orarin e punes 08-16.30 si dhe pagesen 3 mije leke ne dite, (pa pushim te shtune dhe te diel). Pranova kushtet dhe fillova pune", tregoi ish-ushtaraku. Diten e pare u vendosa tek tavolina morsete bashke me nje shokun tim, Zabit Cuku. Aty futej predha, fiksohej dhe behej heqja e djegores, si dhe sistemimi i tyre. Une kam punuar gjithsej 18 dite ne fabrike deri ne 15 mars. Diten e pare te punes, vjen pergjegjesi me emrin Vangjel me sjell nje flet format, e cila thoshte se bashkangjitur ishin rregullat e sigurimit teknik, por ato rregulla nuk i pashe asnjehere. Me pas une e firmosa ate flete", tha me tej ne deshmine e tij, Sadik Sula. "Hiqnim 200-300 djegore ne dite. Diten qe ndodhi shperthimi kam qene tek baruti. Ate dite shkruaja llojin e predhes, si dhe llojin e barutit, i cili me pas futej ne thase dhe pastaj nga punetoret futej ne fabrike. Punetoret punonin shume afer me njeri-tjetrin. Baruti hiqej brenda dites dhe futej ne fabrike. Mjetet ushtarake qe shkarkonin municionet vinin nga ora 2 e pasdrekes. Ndersa fadromat leviznin gjate gjithe territorit te fabrikes dhe merrnin predhat, te cilave u ishin hequr djegoret dhe ishin te parrezikshme. Diten e shperthimit e gjithe fusha jashte fabrikes ishte me barut, pasi kishte 4 ore qe punohej. Grupet e punes punonin mbi baza familjare. Ne oren 12 pa 1 minute, isha ne pushimin e drekes. Degjova nje ze "baruti u ndez". Ngre koken dhe pashe flake ne 2 metra lartesi. Thaset me barut ishin te ngarkuar ne nje karroce. Kthehem prapa dhe iki me vrap per te shpetuar. Pas 2 minutash degjova nje shperthim te fuqishem dhe u rrezova. U dogja ne koke dhe duar. Nga shperthimi ne ate moment kam humbur degjimin 100 per qind. Ne spital mbaj mend qe nje djale i shtruar ne nje dhome me mua, me tha se baruti u ndez pasi nje punetor kishte salduar nje karroce ne shtepi, afer fabrikes 200-300 metra larg, ndersa nje djale tjeter e kishte marre karrocen pa u ftohur", ka thene ne deshmine e tij, ish-ushtaraku i punesuar ne fabrike, Sadik Sula.
Deshmia e Caje Cikut
Nje tjeter deshmi ne seancen e djeshme ka dhene nje grua nga Marqineti, e cila ishte punesuar ne fabriken e Gerdecit. Caje Ciku, tregoi se rrethanat e veshtira ekonomike e detyruan te kerkonte pune ne fabrike, megjithese ishte nje pune e veshtire per grate. Ne 14 qershor fillova pune ne fabriken e Gerdecit. Takova Dritan Minxhollin, i thashe si e kisha hallin dhe me mori ne pune. Nuk kam firmosur asnje shkrese, kur nisa pune. Arkat me fisheke, qe peshonin rreth 40 kg, ne i hapnim me leve dhe cekic. Brenda tyre ishin dy arka me te vogla, qe kishin fisheket. Normen e punes e kishim 40 arka per person dhe pagesa ditore ishte 10 mije leke te vjetra. Me pas i merrnim me karroca dhe i conim ne fabrike, ku ishin edhe makinerite. Nuk kemi qene te siguruar. Per te shuar zjarrin ishte nje punetor me nje kove uje", tregoi deshmitarja. Ajo tregoi se ne shkurt te vitit 2008, kishte kaluar ne procesin e larjes se predhave. "Per kete kishim dy kazane nje me nafte dhe nje tjeter me uje. Pasi i lanim predhat me nafte, i fshinim me lecka dhe i sistemonim ne fabrike. Procesi i punes ishte i ndare, nje grup merrej me pastrimin, nje grup me shpelarjen dhe nje grup me cmontimin. Cdo grup kishte nga 4 punetore. Saldimet e karrocave qe prisheshin gjate punes, beheshin ne shtepine e Qemal Deliut. Saldimi i karrocave behej rreth 30 metra larg fabrikes. Karrocat saldoheshin tek bishti se aty demtoheshin me shume. Pasi saldoheshin i linin te ftoheshin dhe me pas vazhdonim punen. Diten e shperthimit ne oren 12 pa cerek, shkuam per te ngrene buke. Sapo morem cantat, pame flake jashte fabrikes por edhe brenda rrethimit te saj, aty ku cmontoheshin predhat. Une kam pesuar demtime te lehta, pasi nuk isha afer vendit te shperthimit", ka treguar dje per trupin gjykues Caje Ciku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›