E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmia e 18-vjecarit: Kam pare fisheke qe plasnin

Flogert Ciku, djali 18-vjecar, i cili se bashku me nenen dhe babain, ishin punesuar ne fabriken e Gerdecit, tregoi disa raste te incidenteve qe kishte pare gjate punes. "Fisheket binin nga arkat, aty kam pare nje rast qe u shkelen nga rrotat e karroces dhe fisheket kane plasur ne toke. Atehere isha ne vitin e dyte te shkolles se mesme. Ne fabrike ka pasur edhe femije te tjere te moshes 14, 15, 16 vjec. Punen e mesova aty. Hapnim arkat, nxirrnim fisheket prej andej dhe me pas i cpaketonim dhe i vendosnim perseri ne arka, te cilat dergoheshin brenda ne fabrike, ku behej ndarja nga baruti. Punohej me 3 turne ne cmontimin e fishekeve. Nuk kishte mjete kunder zjarrit. Kam pare makina te medha ushtarake qe sillnin fisheket. Me pas ato transportoheshin me karroca dore. Karrocat demtoheshin nga pesha e madhe, qe vendosej siper. Pasi riparoheshin, ato perdoreshin perseri per pune. Kam pare dy amerikane brenda ne fabrike si dhe persona te veshur me uniforme", ka treguar 18-vjecari Ciku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›