Thyhet rekordi, nafta 33$ per fuci
Julian Llupo
Cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare ka mberritur ne nivelin me te ulet, qe prej vitit 2004. Te premten nje fuci nafte eshte shitur me vetem 33 dollare per fuci, duke treguar dhe njehere se kriza ekonomike boterore, vazhdon qe te jete ne kulmin e saj. Pavaresisht pakesimit te prodhimit te naftes me 2.2 milione fuci ne dite nga ana e OPEC, cmimi i naftes vazhdon qe te bjere. Kerkesa e ulet ne tregjet nderkombetare, sipas specialisteve mbetet edhe shkaku kryesor per kete renie te vazhdueshme te cmimit te arit te zi.
Ne tregun vendas, nje liter nafte D2 shitet me nje cmim prej 113 leke per liter, duke mbetur serish siper cmimeve qe aplikohen ne tregjet e rajonit. Nga ana e grosisteve cmimi i naftes ne vend ne keto nivele eshte pjese e reflektimit te nje sere faktoresh, nder te cilet perfshihen taksat, transporti dhe riciklimi i depozitave. Autoritetit i Konkurrences ka bere te ditur se ne tregun shqiptar konkurrenca eshte e cenuar si pasoje e konkurrences se paket, qe po zhvillohet ne tregun me shumice dhe ne ate me pakice. Pak dite me pare, Autoriteti i Konkurrences njoftoi mbi nje raport perfundimtar, lidhur me tregun e karburanteve ne Shqiperi, ku verente se ky treg eshte i kapur nga marreveshje te karakterit monopolist, cka cenon ndjeshem konkurrencen e lire, ne dem te konsumatoreve.
Bursat
Edhe dje ndodhi pikerisht ajo qe pritej. Nje fuci me nafte u shit me vetem 33 dollare, ose rreth 5 per qind me pak se nje dite me pare. Sipas te dhenave nga "Financial Times" lidhur me ecurine e cmimit te hidrokarbureve ne Bursen e Londres, veme re se cmimi fillestar i kuotimit ka qene rreth 40 dollare per fuci, ndersa brenda pak oresh cmimi ka rene me rreth 2 dollare. Ekspertet nderkombetare tregojne se kjo ka ardhur si pasoje e kerkesave te uleta ne treg, ndersa gjithcka duket edhe si presion ndaj OPEC-ut lidhur me vendimin me te fundit per ulje te prodhimit me afro dy milione fuci. Edhe viti 2009 pritet qe jete nje vit i veshtire per sa i perket ekonomise boterore. Specialistet parashikojne nje renie te re te ekonomise dhe si pasoje e saj, nje renie ne kerkesen e ekonomise boterore per karburante. Pavaresisht paralajmerimeve te bera nga ana e OPEC per ulje te metejshme te prodhimit, cmimet e naftes do te mbeten ne nivele te uleta, per sa kohe qe kerkesa boteror do te mbetet ne keto nivele.