Dollari 2 jave ne pikiate
Julian Llupo
Monedha amerikane ka pesuar nje nga reniet me te shpejta ne kohe, gjate 2 javeve te fundit ne tregun e brendshem valutor. Sipas te dhenave te bera publike nga ana e Bankes se Shqiperise, monedha amerikane e ka mbyllur javen, ne nje nivel shkembimi prej 87.6 lekesh, duke shenuar nje nga nivelet me te uleta ne dy javet e fundit. Vetem gjate dy javeve te fundit, monedha amerikane ka vazhduar qe te humbase terren ndjeshem ndaj lekut, duke u shkembyer ne nje kurs kembimi nga 97.5 leke para 2 javesh ne 87.5 leke gjate dites se djeshme.
Renia ne keto nivele e monedhes amerikane nuk eshte pare prej kohesh, ne tregun vendas. Vetem ne 2 jave dollari ka humbur rreth 10 pike ndaj lekut, ndersa ne tregjet nderkombetare, monedha amerikane ka filluar qe te ndryshoje kahun, ne kursin e kembimit. Gjate dites se premte monedha amerikane, pati rritjen me te madhe ditore ndaj euros ne 2 muajt e fundit. Rritja erdhi pas miratimit te ndihmes nga ana e Presidentit Bush, prej 17.4 milione dollaresh per dy gjigantet e industrise amerikane te makinave General Motors (GM.N) dhe Chrysler LLC .
Specialistet e bursave kane parashikuar nje situate ne permiresim, per monedhen amerikane gate javes se fundit te ketij viti. Ndersa ne tregun vendas, monedha amerikane eshte duke perjetuar nje zhvleresim ne nivele disi me te theksuar edhe per shkaqe qe lidhen me ardhjen e emigranteve dhe te nje situate te favorshme te lekut ne kete periudhe. Nje nga ndikimet e drejtperdrejta qe ka zhvleresimi i monedhes amerikane ndaj lekut, eshte ne cmimin e blerjes se karburanteve. Gjate kesaj periudhe ku dollari ka pesuar nje renie te ndjeshme ne kursin e kembimit me lekun, nafta dhe karburantet jane blere me nje cmim te ulur ne tregjet nderkombetare. Nje situate e tille eshte ne favor te grosisteve, te cileve gjate ketyre 2 javeve i jane dashur me pak para, per te blere ne burse arin e zi.
Ndersa euro vazhdon qe te kete nje qendrueshmeri te larte ne kursin e kembimit me lekun gjate ketij muaji, qe mbetet edhe kresori per sa i perket flukseve hyrese te monedhes evropiane ne vend. Ardhja e emigranteve, vecanerisht gjate 2 viteve te fundit nuk ka mundur qe te sjelle nje efekt sezonal, ne kursin e kembimit te monedhes evropiane me lekun. Shkaqet e kesaj situate lidhen ngushtesisht me pritjet e konsoliduar tashme prej vitesh te aktoreve ne kete treg, qe pershtatin blerjet dhe shitjet e valutes. Edhe Banka e Shqiperise ne kete periudhe te viti eshte e pranishme ne treg duke terhequr euro dhe hedhur leke, ne tregun e brendshem valutor. Kursi i kembimit te lekut me monedhen evropiane, mbetet nje nga kanalet me te rendesishem te transmetimit te nje sere zhvillimeve te rendesishme ne ekonomine vendase, ku pershihen kostoja e kreditimit, vlera reale e remitancave, tregtia e jashtme, etj.