Fushaj: "Kunder Napolit, Vllaznia ben surprizen e radhes"
Presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj, menjehere pas hedhjes se shortit te turit te dyte te Kupes UEFA, eshte shprehu se eshte nje gje shume e madhe per Vllaznine te ndeshet me nje nga skuadrat me te njohura te Serise A, Napolin. "Pak a shume e prisnim nje kundershtar te forte, por tani eshte veshtire te flitet per kualifikim, por behet fjale vetem per nje prezantim dinjitoz te futbollit shkodran ne Itali", deklaroi Fushaj. Vllaznia "peshkoi" Napolin ne turin e dyte eliminator te Kupes UEFA, nje nga tre ekipet me te forta te Grupit te Jugut, duke futur ne kete llogari edhe spanjollet e Deportivo La Korunjes e turqit e Beshiktashit. "Pa dyshim qe do te jete nje gezim edhe per tifozet e Vllaznise, pasi te luash kunder nje skuadre italiane nuk eshte gje e vogel. Ne do te bejme me te miren e mundshme per t'u paraqitur sa me mire kunder Napolit. Gjithsesi, futbolli ka dhe te papritura", theksoi presidenti i klubit me te vjeter ne Shqiperi. Vllaznia ne ndeshjen kunder Napolit do t'i mungoje sulmuesi Xhevair Sukaj, autori i dy golave ne ndeshjen e pare kunder Koperit, qe solli edhe kualifikimin per here te peste te shkodraneve ne turin e dyte te nje kompeticioni nderkombetar. "Jo vetem Sukaj, por nga Vllaznia gjate kesaj kohe mund te largohen edhe dy lojtare te tjere", nenvizoi presidenti i shkodraneve, duke lene keshtu te hapur mundesine e largimit te Admir Telit dhe Gilman Likes.