Gripi i derrit, ne Shqiperi perhapje me te ulet se fqinjet
Instituti i Shendetit Publik, gjate ketyre diteve nuk ka konfirmuar raste te tjera te virusit A/H1N1, cka tregon se perhapja e virusit ne vendin tone eshte e ngadalte, krahasuar me shtetet fqinje. Gatishmeria per te kapur cdo rast te dyshuar, ne urgjencat dhe poliklinikat e Tiranes eshte teper e larte. Nese Instituti i Shendetit Publik, eshte konfirmuesi i analizave, te gjithe qytetaret, nese kane shenjat e gripit, duhet te shkojne tek mjeku i familjes, apo mjeku infeksionist. Jane pikerisht keto struktura qe merren me mjekimin simptomatik te pacientit dhe cdo moster te dyshuar e dergojne per analizimin ne ISHP. "I semuri dergohet tek mjeku i familjes. Ne momentin qe mjeku i familjes dyshon se i semuri eshte me grip, duhet patjeter ta drejtoje tek infeksionisti dhe ky vendos diagnozen. Analiza eshte thjesht per konfirmimin e diagnozes. Eshte mjeku specialist, ai qe vendose se ne cfare trajtimi vendoset i semuri. Te gjithe te semuret qe dyshojne se kane shenjat e gripit, duhet te paraqiten tek mjeku", thote Alma Hoxha, mjeke infeksioniste. Sipas saj, virusi i gripit qendron i fshehur per tre dite ne organizem, nderkohe qe ai mund te jete rezistent ne trupin e cdo pacienti, per gati dy jave, gjate kesaj periudhe te gjithe pacientet duhet te trajtohen nepermjet kurave te posacme dhe jo me Tamiflu, e cila perdoret vetem ne rastet e renda". Gripi ka nje kohe te percaktuar te shfaqjes se semundjes, deri ne 3 dite ka periudhen e fshehjes dhe pastaj, deri ne dy jave jane shenjat klinike te gripit", pohon Hoxha. Sipas saj, ne rastet e lehta nuk jepen antiretroviralet, sic eshte Tamiflu. Ajo perdoret vetem ne rastet kur ka nderlikime nga gripi, kurse ne rastet e tjera behet nje mjekim simptomatik.