Dinamo, sot miqesore me Besen
Ne Mavrove te Maqedonise, ku ekipet tona ndodhen prej pak ditesh dhe po zhvillojne nga nje faze pergatitore, ne vigjilje te sezonit te ri, do te zhvillohet mes Dinamos dhe Beses se Kavajes nje takim miqesor. Testi i pare, i programuar nga trajneret respektive, Muca dhe Duro, do te vere ne nje prove Dinamon dhe Besen, per te provuar ecurine e diteve te pergatitjeve. Besa e Kavajes dhe Dinamo jane dy ekipe te Superiores, qe kane menduar me heret per sezonin e ri, duke u kompletuar edhe me lojtare gjate merkatos. Besa, pas disa blerjeve te rendesishme, pjesa me e madhe e te cileve ishin pjese e Partizanit, si dhe me emerimin e trajnerit te ri, Shpetim Duros, ka marre dy dite me pare si perforcim edhe sulmuesin Daniel Xhafaj. Sakaq, pas miqesores se pare priten ndeshje te tjera mes dy ekipeve ne fjale.